Rita Ora e Leona Lewis më 24 mars, protestë kundër armëve në Washington

Rita Ora e Leona Lewis më 24 mars, protestë kundër armëve në Washington

Sipas gazetares së ENews Mckena Aiello: Rita Ora dhe Leona Lewis kanë firmosur  për t’iu bashkuar protestës së 24 mars-it të organizuar nga “March For Our Lives” në Washington D.C. kundër dhunës me armë. Kjo do të jetë protesta e dytë më e madhe gjatë këtij muaji, të cilës i janë bashkuar artistë të zhanreve të ndryshme që do të perfomojnë me rastin e kësaj lëvizjeje. Protesta do të nis në Washington D.C., ndërsa do të vijonë marshime të tjera në 800 vende të botës që nga Kanadaja e deri në Japoni.

Në kuadër të këtij marshimi do të performojë edhe këngëtarja Rita Ora. Ajo ka treguar se është e nderuar që do i bashkëngjitet këtij organizimi në Los Angeles.

“Jam e nderuar që po i bashkohem organizimit ‘March For Our Lives Los Angeles’ të shtunën dhe do të përkrahë lëtë lëvizje e cila është një thirrje për shpresë dhe sfida. Është më të vërtetë frymëzuese që studentë nga e gjithë bota janë mbledhur së bashku duke këmbëngulur që të rriturit dhe ligjvënësit t’i dëgjojnë dhe të reagojnë kundrejt shqetësimeve të tyre”,

këngëtarja Rita Ora.

 

The March For Our Lives organizohet nga lëvizja “Never Again” e cila është krijuar nga një grup i studentëve (që i mbijetuan sulmit të 14-të shkurtit në shkollën e mesme në Parkland të Floridës) dhe nga organizata për kontroll e armëve e cila udhëhiqet nga ish-kryetari i bashkësisë së Neë York-ut, Michael Bloomberg.

Këtij organizimi i janë bashkangjitur edhe artistë të tjerë si :Jennifer Hudson, Common, Lin-Manuel Miranda, Miley Cyrus, Vic Mensa, Ben Platt, Ariana Grande, andre Day, Demi Lovato e të tjerë. Kurse të tjerë si Oprah Winfrey, John Legend, Chrissy Teigen, Dwyane Wade, Gabrielle Unio, Sofia Vergara, Julie Bowen, e të tjerë, tashmë kanë bërë publike se kanë dhuruar para në mbështetje të lëvizjes. 
Po ashtu këngëtari Lin-Manuel Miranda dhe Ben Platt, kanë publikuar këngën “Found/Tonight”, një miksim i këngës “The Story of Tonight” dhe asaj “You Will Be Found”. Fitimet nga kjo këngë do të shkojnë për organizatën “March for Our Lives”

Të premten në më 24 mars në qendër të qytetit L.A., do të ketë shfaqje nga Charlie Puth, si dhe fjalime nga oratortë e njohur Amy Schumer, Olivia Ëilde, Connie Britton, Yara Shahidi dhe Skai Jackson. Do të pëfshihen në këtë lëvizje edhe interpretues të tjerë si Kori I Denverit, këngëtarët Jacob Sartorius dhe Lara Doënes, atletët Cappie Pondexter dhe Bret Lockett, dhe Grupi i Rrjetit të Rinjve të Turqisë Hasan Piker. Gjtahsstu do të marrë pjesë Rebecca Mieliwocki, Mentori Kombëtar i Kalifornisë 2012 i Vitit dhe William LeGate, aktivist dhe sipërmarrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet