Rita Ora për prestigjozen Britanike: Krenare për gjakun tim, në shtëpinë time flasim shqip

Rita Ora për prestigjozen Britanike: Krenare për gjakun tim, në shtëpinë time flasim shqip

Rita Ora

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, ka dhënë së fundi një intervistë të gjatë për revistën prestigjoze britanike “Stylist Magazine” ku ka folur për Shqipërinë dhe sa krenare ndihet për preardhjen e saj.

Me rastin e publikimit të albumit të saj më të ri ‘Phoenix’, këngëtarja nga Kosova ishte e ftuar për një intervistë në revistën e njohur të modës  “Stylist”, ku përvec  karrierës së saj në muzikë si gjithmonë është kujdesur të flasë me mjaft krenari  edhe për vendlindjen dhe prejardhjen e saj.

Teksa është pyetur mes të tjerash  se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur:

 “Nuk kam fjalë ta përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen time. Më herët këtë vit kam perfomuar në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë e mrekullueshme jo vetëm për mua por edhe për familjen time”, ka thënë këngëtarja Rita Ora.

Gjithashtu këngëtarja është pyetur nëse në shtëpinë e saj flet shqip dhe këngëtarja ka treguar se për familjen e saj është shumë e rëndësishme që të flitet shqip.

“Po, është shumë e rëndësishme që të flasim shqip”, ka thënë ajo.

Përpos albumit, pritet që këngëtarja së shpejti të lançojë edhe projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë me fushën  e aktrimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete