Rivarrosen 578 ushtarë grek në manastirin e Këlcyrës, ekspedita do të vazhdojë në Kosinë të Përmetit

Rivarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë të zhvendosur nga parcela në fushën e fshatit Dragot në Tepelenë tek manastiri në grykën e Këlcyrës, është organizuar nën masa të forta sigurie dhe pa prezencën e medias.

Ka qenë kjo kërkesë e bërë nga ana e palës greke. Thirrja e organizatave nacionaliste dhe patriotike shqiptare për t’u tubuar në manastirin e Këlcyrës duke ndaluar këtë proces, kishte vënë në alarm jo vetëm autoritetet greke, por edhe ato shqiptare, pasi kishin përqëndruar forca të shumta policore në zonën rreth e rrotull varrezave ku prehen eshtrat e 700 ushtarëve grekë të rënë gjatë konfliktit italo-grek në Luftën e Dytë Botërore.

Por alarmi ishte i kotë pasi asnjë këmbë patrioti, parrulla apo flamuj me simbole kombëtare shqiptare, nuk u pa në vendin ku po zhvillohej ceremonia. Kanë qenë gati 578 kuti metalike të mbushura me eshtra të ushtarëve grekë, të cilat janë vendosur në varrezat murale dhe ato tokësore në Manastirin e Këlcyrës.

Ato janë transportuar nën masa të forta sigurie nga fusha e Dragotit ku ishin grumbulluar dhe fillimisht janë depozituar në oborrin e manastirit ortodoks të mbuluara me flamurin grek.

Funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke, ambasadorja greke Elenis Surani, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, kanë qenë autoritetet më të larta përfaqësuese në ceremoninë e organizuar sot duke shmangur njëkohësisht kontaktin edhe me mediat arsyet e të cilës ngelen ende të paqarta.

Ndërkaq mësohet se puna në parcelën e fushës së Dragotit ka përfunduar dhe ekspedita e zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë, do të vazhdojë në fshatin Kosinë afër Përmetit, ku sipas komisionit dypalësh, rezultojnë të groposura dhjetëra eshtra që i përkasin ushtarëve grekë të rënë në një prej betejave me ushtrinë italianë në vitin 1940.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kelcyra: 12/10/2018 19:39

    Nuk kane faj greket,u lumte. Marrin eshtrat e shqiptareve dhe i varrosin atje si ushtar grek. Edhe sikur te ishin grek,ata kane qene pushtues dhe kane bere masaskra mbi popullsine civile shqiptare. Kur nuk kemi shtet dinjitoz,cfare nuk mund te presim me. Po dhjetra mijera shqiptar si femije,gra,pleq etj te pafajshem nga trojet etnike te camerise qe u masakruan nga greket perse nuk pranohen tu ngrihen varre atje ku vete greket i masakruan dhe bene genocid. Perse nuk u kthejne pasurine por tallen. Si mund te harrohen dhe te mos i kerkohet demshperblim shtetit grek per masakrat e medha ne jug te shqiperise etj ,krime te kryera mbi trojet etnikisht te pastra te shqiperise. Por kur kemi shtetar servil dhe jo burra shteti kjo do te na ndjek gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK