Roger Federer kërkon triumfin e 7

Roger Federer kërkon triumfin e 7
Roger Federer arrinë për herë të tetë në finalen e turneut të Wimbledon pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin serb Novak Djokovic, i cili është aktualisht numri një në rënditjen botërore.

Federer fitoi me rezultatin 3-1 me sete, 6-3, 6-4 dhe 6-3 duke mposhtur pas një periudhe mjaft të mirë që po kalonte raketa serbe kohët e fundit. Nëse Roger Federer do të arrinte të fitonte finalen e Wimbledonit do të arrinte rekordin e Pitt Sampras me shtatë trofe të fituar në fushën me bar.

Parashikimet janë që Federer do të sigurojë fitoren e trofeut me lehtësi duke pasur parasysh që në finale nuk do të jetë Rafael Nadal, kundërshtari më i fortë i mundshëm.

(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump