Rokadë trajnerësh, Cuper ikën në Uzbekistan, Aguirre firmos për Egjiptin

Rokadë trajnerësh, Cuper ikën në Uzbekistan, Aguirre firmos për Egjiptin

Hector Cuper dhe Javier Aguirre

Nuk fitoi asnjë ndeshje me Egjiptin në Botërorin e Rusisë, me një yll në skuadër si Mohamed Salah dhe largimi i trajnerit ishte mëse i pritshëm.

Por edhe pse karriera në rënie, Hector Cuper është trajneri i ri i ekipit kombëtar të Uzbekistanit. Ish-trajneri i Interit do të prezantohet më 6 gusht në detyrën e re.

Argjentinasi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me Uzbekistanin. Kjo gjë u njoftua nga Federata Uzbekistanase e Futbollit.

Por kombëtarja e Egjiptit e ka gjetur menjëherë trajnerin e ri. Javier Aguirre do të jetë pasuesi i argjentinasit Hector Cúper në stolin e ekipit afrikan.

Trajneri meksikan ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me “faraonët”. Në këtë mënyrë, ai do të jetë trajneri i tyre deri në vitin 2022, përgjegjës për drejtimin e fushatës eliminatore drejt Botërorit të Katarit, që do të mbahet në nëntor.

“El Vasco” ka ka triumfuar ndaj kandidaturave të tjera, Sanchez Flores, Vahid Halilhodžić dhe Jorge Luis Pinto në garën për të qenë trajneri i ri egjiptian. Sfida e parë e tij me skuadrën kombëtare egjiptiane është kualifikimi për Kupën e Kombeve të Afrikës, që do të mbahet në Kamerun, në qershor 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman