Roma fundoset nga Kaljari 2-4

Roma fundoset nga Kaljari 2-4
Roma përfundimisht nuk di të fitojë, pasi Kaljari e ka mundur në "Olimpico" me rezultatin 2-4 duke thelluar krizën te verdhekuqtë që në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar humbjen e tretë në Serinë A.

Ndeshja me Kaljarin parashikohej e lehtë për djemtë e trajnerit Zeman, por në fund u kthye gjithcka në një makth.

Miqtë kalojnë në avantazh me Nainggolan në minutën e 3', por kapiteni Totti barazon shifrat në minutën e 35’. Në pjesën e dytë shënohet një autogol nga Goicoechea, më pas hapet rruga edhe për gola të tjerë me Sau dhe Pisano.

Marquinho ngushton diferencën në minutën e 3' shtesë, por vetëm për statistika, pasi verdiktet ishin përcaktuar.

Në fund trajneri Zeman që është në prag të shkarkimit ka pranuar fajin për humbjen duke justifikuar futbollistët. Tekniku është shumë pranë shkarkimit.



Dylber Balla

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë

Arton Zekaj zgjedh Kosovën, mediat serbe 'shpërthejnë' ndaj 23-vjeçarit të lindur në Suboticë