Romët,Rrufeja e Amnesty:Basha
u dhunoi të drejtën për të jetua

Romët,Rrufeja e Amnesty:Basha <br />u dhunoi të drejtën për të jetua
TIRANE - Aksionet e autoriteteve lokale dhe Bashkisë së Tiranës dhunojnë të drejtën për të jetuar të komunitetit rom, veçanërisht të fëmijëve. Akuza tepër e rëndë vjen nga Amnesty International, organizatë me famë botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Amnesty International është e shqetësuar për dhunimin potencial të së drejtës së familjeve rome për të siguruar jetesën, shkaktuar nga autoritetet vendore në Tiranë, që nuk i lejojnë ata që të mbledhin mbeturina të riciklueshme”, shkruhet në një raport të agjencisë që u publikua sot.

Sipas Amnesty, që kur operacioni i Policisë Bashkiake hyri në fuqi në qershor, 92 persona janë gjobitur ndërsa u janë konfiskuar mjetet e punës. Dhe kjo është shqetësuese sepse “rreth 700 familje rome në Tiranë e kanë mbledhjen e mbeturinave si të vetmin burim jetese”.

Amnesty e konsideron të papranueshme justifikimet e Policisë Bashkiake sipas së cilës aksionet e saj kanë si qëllim ruajtjen e ambientit dhe mjedisit. Agjencia gjithashtu e sheh si të papranueshme zgjidhjen e gjetur nga Bashkia e Tiranës pasi ajo u shkel dhunshëm romëve të drejtën e jetesës, ndaj dhe fton autoritetet e lokale të kryeqytetit që të bisedojnë edhe me këtë komunitet për të gjetur një tjetër zgjidhje.

TV A1Report dhe Shqiptarja.com kanë qenë realisht të vetmet media në vend që kanë denoncuar publikisht që në fillim këto veprime të Bashkisë së Tiranës dhe kanë ndjekur nga afër shqetësimet e këtij komuniteti duke i përcjellë shoqërisë zërin e tij.

Amnesty ka kritikuar ashpër edhe Policinë Bashkiake e cila “nuk i është përgjigjur tre letrave të dërguar nga Avokati i Popullit”. Organizata i bën thirrje autoriteteve të kryeqytetit, “përfshi kreut të Policisë Bashkiake të Tiranës, që të ndjekin rekomandimet e Avokatit të Popullit, pasi janë të detyruar ta bëjnë këtë nga ligji mbi Avokatin e Popullit”. Agjencia gjithashtu i bëri thirrje policisë “që të ndalojë menjëherë aksionet kundër romëve derisa të gjendet një zgjidhje, dhe në veçanti, të përmbahen ndaj dhunës, përfshi këtu kundër fëmijëve, siç raportohet nga vetë romët”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin