Ronaldo mendon vetëm Juventusin, i thotë “Jo” Portugalisë

Ronaldo mendon vetëm Juventusin, i thotë “Jo” Portugalisë

Ronaldo feston një gol me fanellën e Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka në mendje vetëm Juventusin. Ylli i bardhezinjve ka vendosur që të refuzojë ftesën për grumbullimin me Portugalinë për të qëndruar në Torino dhe për tu stërvitur me skuadrën e re. Ronaldo do të përfitojë nga pushimi për ndeshjet e kombëtareve për të kompletuar ambientimin e tij në botën bardhezi në mënyrë që të arrijë në top formë në ndeshjet e Champions League.

Vendimi për të mos pranuar grumbullimin me Portugalinë për dy ndeshjet e radhës së Ligës së Kombëve ndaj Italisë dhe Polonisë ka qënë i vetë Ronaldos . Ky gjest është vlerësuar shumë nga trajneri Allegri dhe gjithë drejtuesit e skuadrës dhe shihet si një sinjal shumë i rëndësishëm. Luzitanët në muajin shtator kanë dy ndeshje në kaudër të Ligës së Kombeve me Italinë dhe Poloninë në të cilat Ronaldo do të mungojë për tu përqëndruar më shumë tek Juventusi.

Cristiano Ronaldo ka në mendje vetëm Juventusin. Ylli i bardhezinjve kë vendosur të refuzojë grumbullimin me Portugalinë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në mënyrë që të qëndrojë në Torino për tu ambientuar me skuadrën e re. Ronaldo kërkon të arrijë në formë të mirë për ndeshjet e Champions League.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot