POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ronela Hajati bën paralajmërimin e fortë: Do ta tundni kur të dëgjoni emrin tim (Foto)

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati ëhstë një nga personat më të ndjekur në rjretet sociale dhe më të komentuar në showbizin shqiptar. Ajo shpesh herë përflitet edhe për jetën personale, në lidhje me marrëdhënien që ka me këngëtarin Young Zerka.

Por përsa i përket fushës profesionale mund të themi që Ronela bën ndryshimin. Ajo publikon hite të ndryshme që janë unike dhe të veçantë në stilin e saj. Në një postim të bërë në rrjetet sociale pak çaste më parë, Hajati ka paralajmëruar nxjerrjen e disa këngëve muajt në vazhdim.

Foto e publikuar nga Ronela Hajati 

“Tetor-këngë e re, nëntor-këngë e re, dhjetor- këngë e rë…oh, unë ende po dëfrehem dhe po kërcej me demot kështu që më besoni kur të dëgjoni emrin “Ronela” këto muaj, automatikisht do ta tundni!”- shkruan këngëtarja krahas fotos. Bëhuni gati, Ronela e ka marrë shumë seriozisht!

fl.mi.
Komento