Roskovec, Manastirliu: Qendra Shëndetësore do jetë model, mjekët janë pajisur me 'çantë'

Roskovec, Manastirliu: Qendra Shëndetësore do jetë model, mjekët janë pajisur me 'çantë'

Ministrja Manastirliu në Roskovec

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në qendrën shëndetësore të Roskovecit, e cila po rikonstruktohet tërësisht.

Jemi sot në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit, e cila ju shërben 37 mijë banorëve të kësaj zone dhe shumë shpejt do të shndërrohet në qendër model të shërbimit parësor 24 orësh, falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me qeverinë zviceriane nëpërmjet projektit Shëndet për të Gjithë

 Ministrja Manastirliu

Veç ndryshimit rrënjësor të infrastrukturës, mjekët janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e mjekut” e cila përmban të gjithë elementet e duhur për të garantuar ofrimin e urgjencës kudo ku është nevoja.

Sipas Ministres Manastirliu, kjo nuk është e vetmja qendër që po rikonstruktohet në qarkun e Fierit, por janë 11 të tilla në Fier, Lushnje dhe Mallakastër.

Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyre që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standart nga veriu në jug. 80 qendrat e para në të gjithë vendin po rehabilitohen këtë vit

Ministrja Manastirliu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës