Bashkia e Roskovecit në qarkun e Fierit ka ngritur alarmin në media, pasi porta e rezervuarit të Kurjanit është prishur e për pasojë nuk po kryhen shkarkimet e nevojshme. Shqetësimi është ngritur nga kryetarja e kësaj bashkie, Majlinda Bufi, e cila shprehet se bllokimi i portës mund të sjellë mbingarkesën e rezervuarit e për pasojë edhe çarjen e tij. Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit thotë se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë në lidhje me këtë problem, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Para dy viteve kompetenca e ujitjes dhe kullimit i ka kaluar bashkive dhe rezervuari i Kurjanit ka kaluar në administrimin e plotë të Bashkisë së Roskovecit. Por që në momentet e para, ne kemi konstatuar që porta kryesore e shkarkimit të digës nuk funksionon. Gjithashtu edhe shkarkuesi katastrofik, i cili vendoset në punë në momente emergjente kur është i tejmbushur rezervuari, edhe ky nuk funksionon.
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
Ndër të tjera, Bufi tha se është kërkuar edhe ndihma e polumbarëve të Ministrisë së Brendshme. Por, sipas saj nuk është bërë e mundur vënia në funksion e portave të ujëmbledhësit. "Pra nëqoftëse shirat janë të shumtë rreziku është i përmbytjes, jo vetëm i Roskovecit por edhe përtej Roskovecit, në Patos dhe në Fier. Kur në fakt, ky rezervuar me gjithë këtë sasi ujë që ka i shërben kësaj zone", tha ajo.
Ujëmbledhësi i Kurjanit depoziton rreth 34 milionë litra ujë, e nëse ndodh që diga e tij të çahet atëherë e gjithë Roskoveci, Patosi dhe një pjesë e Fierit përmbytet nga uji. Sipërfaqja e rezervuarit të Kurjanit zë një hapësirë prej 350 hektar tokë.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.5%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 3242
Lajme të tjera
-
Basha: Data e përballjes së parë me qeverinë do jenë zgjedhjet e ardhshme! Kemi përfunduar hartimin e programit qeverisës (VIDEO)
4 Shkurt, 12:50
-
Viti i Ri më i bukur për 150 familje në nevojë në Patos, Fier e Roskovec, ‘Bankers’ shpërndan pako ushqimore
29 Dhjetor 2023, 14:28
-
Roskovec/ Nis ndërtimi i pallatit për familjet e pastreha! Kryebashkiakja: Brenda 18 muajsh gati 32 banesa sociale
19 Tetor 2023, 16:18
-
Fier/ Makina përplaset me motorin në Roskovec, dy të lënduar
3 Shtator 2023, 15:02
-
Përgatitjet e shkollave, Kushi në Roskovec: E nisim vitin shkollor me mjedise moderne dhe terrene të reja sportive
30 Gusht 2023, 17:54
-
VIDEO/ Bankers përmirëson infrastrukturën në Marinëz dhe Belinë
10 Korrik 2023, 17:58
-
Kufiri 2.8 m, rezervuari i Fierit drejt tharjes! Inxhinieri Kola: Niveli i ujit kritike, rrezikohen tokat
26 Qershor 2023, 18:52
-
U kap me 13 doza kokaine në makinë, arrestohet zjarrfikësi 22-vjeçar në Roskovec! Në banesë iu gjet dhe një armë pa leje
4 Qershor 2023, 09:13
-
U gjobitën nga KAS me nga 100 mijë lekë për shkelje të Kodit, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi dënimet për kryebashkiakët Llatja dhe Subashi! Çon në ‘Administrative’ Majlinda Bufin
24 Maj 2023, 17:56
-
FOTO-LAJM/ Makina e bllokuar 200 mijë euro e kandidatit të foltores në Roskovec
14 Maj 2023, 18:32
-
Denoncon PS: Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Roskovec godet me grushte dy qytetarë
14 Maj 2023, 13:51
-
Rithemelimi kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin: Ditën e heshtjes zgjedhore, Kadastra po shpërndan legalizime në këmbim të votës
13 Maj 2023, 16:58