Rrëshqitja e dheut në Ibë, familjet
e evakuuara marrëveshje me firmën

Rrëshqitja e dheut në Ibë, familjet<br />e evakuuara marrëveshje me firmën
TIRANË - Ndërsa kanë kaluar 6 ditë nga rrëshqitja e dherave në Ibë, ku si për pasojë u bllokua tërësisht rruga Tiranë-Elbasan, ka ardhur edhe zgjidhja e përkohshme për banorët e zhvendosur.
 
30 familjet të cilat u evakuuan për shkak të rrezikshmërisë së lartë të rrëshqitjeve kanë firmosur një marrëveshje me firmën greke “Actor” deri në rikthimin e tyre përfundimtar në banesa.

Sipas marrëveshjes e cila do të hyjë në fuqi më 22 dhjetor të këtij viti, familjet do të përfitojnë nga 40 mijë lekë në muaj deri në rikthimin e në banesat e tyre.
Ndërkohë firma greke ka nisur punimet për zhbllokimin e segmentit aktual të rrugës Tiranë-Elbasan, për të vijuar më pas edhe për ndërtimin e autostradës, që në këtë zonë kalon mbi rrugën e vjetër.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza