Rrahja e shqiptarëve, Haradinaj: Lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar, BE të veprojë

Rrahja e shqiptarëve, Haradinaj: Lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar, BE të veprojë

Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad të Serbisë nga një grup prej katër personash vetëm sepse po flisnin shqip me njëri-tjetrin. 

Me anë të një statusi në Facebook, Haradinaj shprehet se ky është një rast i pashembullt që dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar.

Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Postimi i plotë i Haradinaj:

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Kryeministri i Ukrainës paralajmëron rrezikun e Luftës së Tretë Botërore