POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Regjistrimet në infermieri, Zv.Dekani Stroni: 93 % e kuotave janë plotësuar, shkak kërkesa e tregut jashtë vendit

Infermieria mbetet dega më e kërkuar në fakultetin e shkencave mjekësore. Në fazën e parë të regjistrimeve gati 93 % e kuotave janë mbushur, duke lenë ende vende bosh në degët e tjera. Zv.Dekani i Fakultetit, të Shkencave Mjekësore, Gent Stroni në një intervsitë për Report Tv thotë se interesimi i maturantëve për të studiuar infermieri, lidhet edhe me faktin e kërkesës së lartë të punësimit jashtë vendit.

Kjo e tregon vetë se ata kanë bërë një zgjidhje për të parë në jetën e tyre diçka që brenda vendit ose jashtë,  mund të jetë ky mendimi i tyre për t’u punësuar. Është treguar tashmë me fakte se një pjesë e mirë e infermierëve që janë me diplomë kanë arritur të gjejnë vend punë në tregun gjerman , por jo vetëm.

Zv/Dekani i fakultetit të Shkencave Mjekësore, Gent Stroni

Sipas Zv.dekanit, trajtimi i infermierëve në sistemin shëndetësor, por jo vetëm do të duhet të ishte ndryshe, duke siguruar vende pune, por dhe cilësi dhe kushte të mira, por edhe trajtimi financiar i tyre. Sipas Stronit, këto mungesa janë arsyet përse infermierët vendosin të ikin jashtë vendit. Sakaq në ditët e fundit të rregjistrimeve në fakultet ka shumë pak studentë. në infermieri ose jo, dëshira e tyre për studimet në këtë fakultet, shihet si një trampolinë për punësim jashtë vendit.

 Zv.dekani bën thirrje për të gjitjë studentë që duan të jenë pranë fakulteti të shkencave mjekësore se mund të shfrytëzojnë fazën e c rregjistrimeve nga degët në universtitet e tjera ku janë shpallur fitues për të qenë pjesë e këtij fakulteti

Auditoret e fakulteteve mjekësore mirëpresin çdo vit me qindra studentë, në degën e infermierisë, logopedisë etj. Studentët duket se nga viti në vit, kanë më tepër dëshirë për t’u larguar dhe punuar jashtë vendit.

a.me.
Komento