"Rreze Dielli" ndriçon ndryshe,vjen
formati i ri i emisionit të mëngjesit

formati i ri i emisionit të mëngjesit
">
Nga mëngjesi i së nesërmes, paraditet tuaja do të shoqërohen me formatin e ri të emisionit Rreze dielli. Për çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 9:00 – 11: 00 Erjona Rusi dhe Alban Musa do të bëhen miqtë tuaj të përditshëm.

Bashkë me Zonjën Tefta në kuzhinë, formati i ri i Rreze Dielli premton risi dhe surpriza. Me këtë slogan duke filluar nga dita e neserme emisioni i paradites ne Report Tv, ndryshon forme e permbajtje per te qene me prane shikuesve te shumte qe i besojne keto ore te para te dites ekranit tone.

Ne kete sezon televiziv Rreze Dielli vjen me ndryshime ne rubrika, skenografi dhe prezantues. Nga neser shoqeruesit tuaj te paradites do te jene Erjona Rusi dhe Alban Musa, qe i jane bashkuar se fundmi familjes së Report Tv. Nuk do mungoje si gjithmone Zonja Tefta e cila me recetat e saj tashme eshte bere prej vitesh nje guide kulinarie per amvisat shqiptare.

Nuk mbetet gje tjeter vetem te jemi te gjithe sy e veshe neser ne oren 9 per te ndjekur Rreze Dielli, bashkë me Erjonen, Albanin dhe Teften te cilet do ju shoqerojne nga ora 9.00 deri ne 11.00 cdo dite nga e hena ne te premte, ne Report Tv. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale