Rreziku nga qentë pa maska në rrugë, veterineri: Duhen trajtuar si familjarë

Për rrezikun e qenve në rrugët e Tiranës dhe për qentë që mbahen në familje, të cilët shëtisin më të zotërit e tyre pa maska mbrojtëse, ka folur pë kamerën e Report Tv veterineri Artan Xhafa.
Ai tha që ka disa raste kur maska për qentë është e detyrueshme, sidomos kur shikohen prirje të dhunshme tek qeni, gjë që e bën të rrezikshëm edhe për personat e tjerë në ambientet publike.
Në krahasim me vite më parë, veterineri ka shprehur ndryshimin dhe kulturën shtesë që është marrë në kujdesin ndaj kafshëve shtëpikë, në rastin tonë, të qenve. Veterineri Xhafa tha që ndryshe siթ ishin mësuar, qentë kanë shampon e tyre specifike, dhe nuk duhet të lahen me të njëjtën shampoo që lahen njerëzit.

Politika veterinare të mira në 27 vite demokraci, pasi ka bërë sterilizimet, ka bërë mjekimet e nevojshme dhe ka bërë vaksinën kundër tërbimit.
Qentë e rrugës nuk janë të rrezikshëm, nuk ka agresivitet pasi ju është bërë sterilizimi dhe nuk kanë hormone.
Mbajini qentë si pjestar familje dhe nuk do të keni probleme me agrisivitetin, pasi qeni di detyrat dhe obligimet e tyre, madje më mirë sesa disa njerëz. Është vërejtur që ato që kanë dalë me qentë e tyre nuk kanë maskë, rrezikshmëria varet nga lloji dhe raca e qenve por në ambientet publike është e detyrueshmë të vendoset maska,. Shumë familjarë janë të frikësuar nga prania e qenëve pa maska.
Është një problem që deri diku vaksina e tërbimit ka dhënë zgjidhje, pasi qentë nuk janë të prirur për të kafshuar.

Mjek veteriner, Artan Xhafa
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës