Olta Xhaçka kërkon që SHBA të ndërtojë një bazë të NATO-s në Shqipëri

Olta Xhaçka kërkon që SHBA të ndërtojë një bazë të NATO-s në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka takim në SHBA me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me sekretarin e Mbrojtjes James Mattis. Gjatë takimit Xhaçka kërkoi nga SHBA që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të demonstruar se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët.

Ministrja shqiptare u sugjeroi amerikanëve të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria paraqiti disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare në mënyrë dypalëshe me SHBA ose NATO-n. Aktualisht SHBA ka një bazë ushtarake në Kosovë, ndërsa krijimi i një tjetre në Shqipëri do të thotë më shumë të ardhura për vendin tonë.

Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë.  Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon.

Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim i qartë se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë.

Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO-s. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim.

 Olta Xhaçka

Kërkesa e ministres shqiptare të Mbrojtjes vjen në një kohë konfliktesh dhe shtrirjes së influencës ruse në rajonin e Ballkanit. Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis u shpreh se Shqipëria është aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet.

Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në Aleancë. Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj. Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet. Do të keni gjithmonë ndihmën tonë

James Mattis

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një footprint për NATO-n në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra por edhe me angazhime se është një aleat i denjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 18/04/2018 09:51

    Ju duk sepse bete gjest te mire kur perzute ruset kujtuat se keni te beni me Jelcinin qe rrinte tape ky eshte Putini qe nuk jua ben te gjate.

    Përgjigju
    • Trimi: 18/04/2018 12:56

      Hahahaha putin trim... meqe ra fjala ku ishte putini kur I rrafshoi ato ndertesat kimike? Ruset, gjoja do sulmonin me raketa anijet dhe avionet e usa... apo mbaruan patatet se me gje thjeter sja u mban sumcja

  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 18/04/2018 09:46

    Shqiperia duhet urgjent te çlirohet nga klani narco ne pushtet,dhe nhe qeveri e re,dhe imediat investuar ne ushtrin shqipetare disa MLD,kuptohet teknologji ushtarake,nga usa,gjermani e israeli,me marveshje borgji.

    Përgjigju
    • Toni: 18/04/2018 12:49

      O “gjasme-analist”,c’fare medikamentesh pi,se ta paskan trazuar trurin...

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës