POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rrëzohet avioni në Sudanin Jugor, 19 pasagjerë humbin jetën

foto ilustruese

Të paktën nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në Sudanin Jugor, pasi një avion i vogël i pasagjerëve është rrëzuar në një liqen, teksa ka tentuar të devijonte, për shkak të motit të keq.

Sipas raportimeve të medieve në vend, vetëm katër persona, përfshirë dy fëmijë, i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit, tha zyrtari qeveritar, Taban Abel Aguek. Avioni me 23 njerëz në bord, ishte nisur nga kryeqyteti Juba për në qytetin Yirol.

Kur arriti, kishte shumë mjegull dhe kur avioni tentoi të aterronte, ai u rrëzua në liqenin Yirol.

Abel Augek për agjencinë AFP

Fotografitë e shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë pjesët e dëmtuara të avionit gjysmë të zhytur në liqe, teksa peshkatarët lokalë kanë përdorur varkat e tyre të vogla duke iu afruar avionit, me qëllim që të kërkojnë për të mbijetuar të këtij aksidenti.

Kujtojmë që në muajin mars të vitit të kaluar, një avion që po udhëtonte nga Juba për në Wau, u rrëzua dhe si pasojë, 40 personat që ishin në bordin e këtij avioni kishin shpëtuar, teksa kishin marrë lëndime serioze.

a.me.
Komento