Rritet bilanci, 81 të vdekur nga tajfuni “Mangkhut”, 59 të tjerë ende të zhdukur

Rritet bilanci, 81 të vdekur nga tajfuni “Mangkhut”, 59 të tjerë ende të zhdukur

Tajfuni Mangkhut

Numri i të vdekurve nga Tajfuni Mangkhut që goditi Filipinet është rritur. Ndërkohë sot, autoritetet folën për 81 të vdekur, por ky numër mund të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për dhjetëra njerëz të cilët janë zënë poshtë  nga rrëshqitja e dherave. 

Uragani Mangkhut kaloi të shtunën në pjesën veriore të Filipineve, duke shkatërruar shtëpitë dhe përmbytur tokat bujqësore. Që atëherë, numri i të vdekurve ka vijuar të rritet nga rrëshqitja e madhe e tokës që ndodhi në qytetin Itoon, në ishullin e Lusonit, në pjesën veriore të arkipelagut. Dhjetëra njerëz që besohet të jenë të vdekur mbeten ende nën rrënoja.

Sipas listës zyrtare, 59 persona figurojnë ende të zhdukur në Itogon.  Nëse ua shtojmë atyre që janë identifikuar, ka të ngjarë që raporti të kalojë 100 vdekje. 

Ricardo Jalad, zyrtar i mbrojtjes civile

Rrëshqitjet u regjistruan kur Mangkhut hodhi një sasi uji në Lousson Island që korrespondon me një muaj me shi. Uji shembi një ndërtesë të braktisur në një minierë ari, të cilën punonjësit e minierës dhe familjet e tyre e përdorën si strehë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita

Jakin Marena: Meta ‘heq’ dorë nga Monika, ‘josh’ pa dobi Berishën dhe ‘nyja’ Argita