Rritet tensioni/ Anija luftarake amerikane drejt brigjeve siriane, avionët rusë i fluturojnë sipër

Rritet tensioni/ Anija luftarake amerikane drejt brigjeve siriane, avionët rusë i fluturojnë sipër

Dy avione luftarake ruse ne fluturim

Rritet tensioni mes Rusisë dhe SHBA-ve pas sulmit me gaz bë Duma, për të cilin ëhstë akuzuar regjimi i Damaskut, i cili nga ana e tij ka ftuar Opac-un që të hetojë.

Ndërkohë Uashingtoni i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së OKB-së që ta votojë projekt-rezolutën për të krijuar një mekanizëm të ri hetimi të pavarur për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Disa avionë rusë mësohet se kanë fluturuar në kuotë të ulët mbi anijen luftarake Donald Cook të marinës ushtarake amerikane, duke kryer disa manovra intimiduese teksa kjo e fundit i afrohej ujërave territoriale siriane.

Donald Trump e ka anulluar pjesëmarrjen e tij në samitin e tetë të Amerikës në Lima dhe “do të qëndrojë në SHBA për të organizuar përgjigjen amerikane në Siri”.

Anija luftarake Donald Cook e marinës ushtarake amerikane ishte nisur nga porti qipriot i Larankës, ku kishte zbarkuar, për t’iu afruar ujërave territoriale siriane, sikurse shkruante e përditshmja turke Hurriyet.

Disa avionë luftarakë rusë fluturuan 4 herë mbi anijen duke kryer manovra. Sipas Hurriyet, anija amerikane ndodhej rreth 100 kilometra larg portit sirian të Tartus, ku ndodhet një bazë e marinës ushtarake ruse. Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare nga ana e forcave të armatosura amerikane për manovrat, të cilat vijnë pasi tensioni është rritur pas sulmit të dyshuar kimik nga regjimi i Bashar al Assad në Duma, gjë për të cilën Trump kishte premtuar dje se do të merrte një vendim të rëndësishëm brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi