Rritja e moshës së pensionit, kroatët protestojnë kundër qeverisë

Rritja e moshës së pensionit, kroatët protestojnë kundër qeverisë

Protesta e zhvilluar në Kroaci

Një protestë është zhvilluar këtë të shtunë në Zagreb të Kroacisë pas një propozimi të qeverisë për të rritur moshën e pensionit në 67 vjeç, si edhe për t’ju ndërprerë pensionit të gjithë atyre që dalin më herët se kjo moshë.

Me sloganet “Hajdutë” dhe “Nga puna në varrezë”, kroatët u mblodhën dhe kontestuan këtë kërkesë të qeverisë së tyre. Qeveria kërkon të rrisë moshën e daljes në pension, dhe e mbron këtë nismë me argumentin se do të jetë një përpjekje për t’a bërë sistemin e pensioneve më të qëndrueshëm.

"Unë punoj në shi dhe në diell, këmbët dhe shpinat ime duhet të mbajnë qindra kosha mbeturinash të mbingarkuar çdo ditë, tashmë kam një operacion në gju, tjetri do të duhet të trajtohet së shpejti",-është shprehur njëri prej protestuesve, që punon në një kompani private, e specializuar për industrinë e rëndë.

Sindikatat thonë se do të nisin një fushatë për të mbledhur një referendum, i cili kërkon rreth 375 mijë firma, ose 10% të atyre që votojnë.

Nga ana tjetër, janë analistët ata që thonë se Kroacia do të arrijë të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm reformash vetëm duke rritur edhe moshën e pensionit.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet