RAPORTI/ INSTAT: Ekonomia u rrit në tre mujorin e parë të 2018 nga shitja e energjisë

RAPORTI/ INSTAT: Ekonomia u rrit në tre mujorin e parë të 2018 nga shitja e energjisë

INSTAT

TIRANE-INSTAT ka publikuar raportin për rritjen ekonomike për tre mujorin e parë të 2018. Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017. INSTAT raporton se ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.42%, më shumë se gjysmën e rritjes. Në tremujorin e parë të vitit ka pasur eksport të shtuar të energjisë elektrike.

Nga raporti del se kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,42 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,54 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,37 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,30 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,28 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,17 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,11 pikë përqindje.

Negativisht sipas INSTAT në tre mujorin e parë kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me - 0,04 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,39 pikë përqindje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë