Rruga e “Dibrës” drejt fundit, ja si është transformuar një nga portat hyrëse të Tiranës

Rruga e “Dibrës” drejt fundit, ja si është transformuar një nga portat hyrëse të Tiranës

Rruga e Dibrës, një nga portat hyrëse në Tiranë

Largimi i shirave dhe ngrohja e motit u ka dhënë mundësi ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë që të intensifikojnë ritmin e punimeve në një sërë projektesh publike në kryeqytet. Kështu, pas hyrjes së lagjes “Komuna e Parisit”, një tjetër aks i rëndësishëm në kryeqytet është drejt përfundimit. 

Bëhet fjalë për Rrugën e “Dibrës” në segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, e cila u shërben mijëra banorëve dhe është një nga portat hyrëse në Tiranë. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa ka publikuar disa foto nga rruga e re në këtë aks, bën të ditur se mbeten edhe pak ditë punë që Rruga e "Dibrës" të përfundojë plotësisht. 

Gjithsesi siç shihet edhe nga fotot, rruga ka marrë tashmë pamjen e plotë, pasi përveç tapetit të asfaltit janë bërë edhe të gjitha vijëzimet, ndërsa po i jepet dora e fundit edhe detajeve më të vogla. Në këtë rrugë janë bërë të gjitha punimet nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemimi i asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led, si dhe mbjellja e pemëve. Kjo rrugë plotëson dhe një standard tjetër, pasi për herë të parë është pajisur me një korsi të dedikuar me tapet të kuq për biçikletat.


 

Ora 19:21
Rruga e “Dibrës” drejt fundit, ja si është transformuar një nga portat hyrëse të Tiranës
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      A ka politika frikë nga SPAK-u?



    ×

    Lajmi i fundit

    Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

    Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks