Rruga e Kombit me pagesë, Rama: Çdo qindarkë investim për Kukësin. Premton edhe stadium të ri

Rruga e Kombit me pagesë, Rama: Çdo qindarkë investim për Kukësin. Premton edhe stadium të ri

Kryeministri i vendit Edi Rama

Nga sot, Rruga e Kombit do jetë më pagesë për të gjithë kalimtarët, por ndryshe nga të tjerët kuksianët do kenë tarifa të reduktuara. Përmes një statusi në Tëitter, Rama premton se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga rruga do shkojnë për investime në Kukës.

Kryeministri ka premtuar edhe një stadium të ri për qytetin.

Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, por dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri

Edi Rama

Janë 10 sportele ku do të kryhet pagesa. Banorët e zonës dhe ata që jetojnë në Kukës do të paguajnë 100 lekë të reja për kalimin, ndërsa tarifimi do të mbetet 5 euro. Në vendimin zyrtar të qeverisë janë 3 kategori që përfitojnë nga skema lehtësuese për përdoruesit e rrugëve. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 18/09/2018 02:14

    PRIT edhe pak se dardha e ka bishtin prapa KAZANI PO VALON SE SHPEJTI DO SHPERTHEJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao