“Rruga e Kombit” për Bashën, kalon nga Kremlini

“Rruga e Kombit” për Bashën, kalon nga Kremlini

Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Debati mbi  tarifimin e të gjithë përdoruesve të automjeteve që kalojnë në “Rrugën e Kombit” me qëllim ndërtimin e plotë dhe më pas mirëmbajtjen e këtij aksi, është çdo ditë e më tepër një debat që ka lënë pas çdo interes qytetar duke u transformuar në një debat politik.

Palët në këtë debat janë tre; Lulzim Basha -Ndërtuesi dhe i pahetuari për 230 milionë eurot që avulluan teksa rruga ndërtohej. As nuk është hetuar, as nuk është përfunduar ndërtimi i rrugës. LSI e cila dje në pushtet me ministrat e saj kryen procesin që po korrim sot. Mirëpo sot LSI ka ndërrruar mendje dhe thotë që ajo tarifë s’duhet paguar. Pala e tretë është kryeministri që zotohet se do mbrojë interesin qytetar dhe se do bëjë diskutime me qytetarët në Kukës.

E bëra këtë parantezë për të qartësuar ata që nuk janë në dijeni të kronologjisë së kësaj “Sage”, e cila sot po trajtohet nga politika si instrument për të destabilizuar vendin dhe përfituar pushtet.

Pavarsisht faktit se mediat raportojnë atë që ndodh,  problemi është se analizat sot bëhen mbi ç’tha X, apo Y lider politik dhe jo mbi atë çfarë fshihet pas deklaratave.

Lajmi nuk është ai që duket, por ai që fshihet pas tij! Nisur nga kjo shprehje e famshme e atyre që kanë bërë media cilësore, lind nevoja për një anlizë më të gjerë se “Çfarë tha Luli, Mona apo Edi”, por se çfarë fshihet pas deklaratave të seicilit e pas organizimeve të tyre.

Për t’i nxjerrë kokën të vërtetës duhet të kemi një rreze më të gjërë shikimi dhe një memorie të mirë axhende politike. Dhe në këtë rast analiza duhet bërë mbi opozitën që po luan me këtë çështje. Çfarë fshihet pas gjithë kësaj ngrehine mediatike?  Të kujt dhe cilat janë interesat që fshihen pas kësaj fushate ekstreme për të destabilizuar vendin e duke e kthyer në anarki sistemin me mos pagesa taksash e të tjera ide alla Berishiane si këto?

Dje, media ruse “Spuntik” e cila ka fryrë edhe “Çadrën” e Bashës në 2017-ën, ka raportuar protestën në “Rrugën e Kombit”. Jo vetëm kaq, por e ka trajtuar atë si një “Luftë civile që po shpërthen në Shqipëri”. Fill pas asaj që shkruante gazeta ruse, Basha dhe Kryemadhi dolën dhe bënë thirrje për anarki. Koeçidencë? Ndoshta.

Gjuha e përdorur nga media ruse pranë Putinit është e ashpër, e rëndë, përcarëse, shkatërruese për vendin tonë. Por, e njëjta gjuhë dhune përdoret edhe nga Basha në Tiranë. Ai vazhdon të inkurajojë dhunën dhe nën tavolinë ta sponsorizojë e organizojë atë me elemntët e tij. Sintonia mes sulmeve të medias ruse dhe Bashës të kujton edhe njëherë lobimin rus pro PD-së në fushatë ku mesa duket, bashkëpunimi vazhdon. Basha nuk sheh asnjë mundësi tjetër për të ardhur në pushte, ndaj dhe e kërkon atë në tavolinë duke kërcënuar me destabilitet.

Por kujt i intereson destabiliteti në Ballkan?

Në momentin që Rusia po sulmon të gjithë vendet që dëbuan diplomatët e saj, në Shqipëri (Rusia ka parasysh Ballkanin ku shqiptarët janë të ndarë në tre shtete) ka gjetur aleatin ideal që kërkon pushtet në tavolinë me çdo mjet, Lulzim Bashën. Dje (2017) Rusia kërkonte që të destabilizonte rajonin nëpërmjet Shqipërise, Basha ngrinte çadrën në mes të bulevardit dhe bënte thirrje për revolucion me djegia makinash, çpime gomash e tërheqje zvarrë.   Sot Rusia kërkon që të destabilizojë rajonin e t’i nxijë faqen Shqipërisë dhë të gjithë atyre që e demaskuan dhe përzunë, Basha i del sërish në krah duke  bërë thirrje për anarki dhe inskenuar shfaqjet mediatike të turpshme, denigruese dhe regresive për vendin në kohën kur çelja e negociatave me BE-në është më pranë se kurrë.

Kështu kjo rrugë, kjo tarifë (e cila është lokale dhe duhet të mbetet lokale si çështje), ka shkuar deri në Kremlin, duke e trajtuar popullin shqiptar si armik të vetëvetes, vetëm e vetëm që Basha të ketë një kauzë në Tiranë dhe Rusia një shkak për të sulmuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Buçi: 04/04/2018 15:47

    Bravo të qoft mor djal për shkrimin tënd po do vi një dit që këta fundërrina sdo gjejn brim miu ku të futen se e kan bër popullin shqiptar me hije ka shkuar thika ku s'mban më . Kjo buçja me vila e me miljonat e vjedhura të popullit Shqiptar bën karshillik kjo nevojtore e ndyr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Begaj në Prishtinë, takon dhe akademikun Rexhep Qosja

Begaj në Prishtinë, takon dhe akademikun Rexhep Qosja