POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Rrushi fruti i jetës, lufton disa sëmundje, zbulojeni tani

Foto ilustruese

Konsumimi i frutave është i domosdoshm pasi kanë vlera ushqyese dhe mbi të gjitha, shërbejnë si mburojë për një sërë sëmundjesh. Rrushi është një prej frutave më të këshillueshme nga mjekët. 

Konsumimi i rrushit të freskët ose të shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.

Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit. Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut.

Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dioksidin e karbonit dhe mbetjet e tjera të panevojshme.

a.de./l.q.
Komento