Ruajtja e mandateve/ Lëkundet opozita, tre deputetë thyejnë bojkotin

Ruajtja e mandateve/ Lëkundet opozita, tre deputetë thyejnë bojkotin

Deputetët Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti ditën martë në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë

Teksa opsioni i djegies së mandateve vijon të artikulohet në radhët e opozitës si një akt radikal politik, tre deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë thyer më në fund bojkotin parlamentar. Deputetët Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto dhe Edmond Panariti janë shfaqur ditën martë në Komisionin për Politikën e Jashtme, në Kuvendin e Shqipërisë, duke thyer pas 5 muajsh bojkotin parlamentar dhe shpëtuar mandatet e tyre. Ndërsa opozita ka vendosur të bojkotojë Parlamentin që në fund të sesionit të kaluar, si mjet presioni ndaj shumicës, për plotësimin e disa kushteve në lidhje me zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe Vetingun në politikë, deputetët e PD-LSI kanë marrë në një takim me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Republikës të Austrisë, zhvilluar në ambientet e Komisionit të Jashtëm, në Kuvend. Prezenca e tre deputetëve nuk mund të justifikohet me rëndësinë e takimit, pasi opozita ka vendosur të bojkotojë komisionet parlamentare gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2019, çka shënon edhe kulmin e veprimtarisë së Kuvendit gjatë vitit. Me mbarimin e afatit gjashtëmujor, përtej të cilit mandate bëhen të pavlefshme, deputetë të caktuar të opozitës duket se po mendojnë gjetjen e formave të ndryshme për të shpëtuar mandatet e tyre.

Shtohet presioni brenda opozitës
Edhe disa aleatë të Partisë Demokratike, të cilët janë bërë deputetë nën siglën e kësaj partie, janë shpeshuar hapur kundër bojkotit të Kuvendit. Krey u Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur disa ditë më parë se “Parlamenti nuk është i Edi Ramës dhe opozita nuk ka pse të djegë mandatet. Parlamenti duhet të jetë funksional. Detyra e opozitës është të ngrejë zërin kundër kësaj qeverie dhe këtë ku mund ta bëjë më mirë se në parlament”. Ndërkaq, kreu i LZHK, Dashamir Shehi është si kundër bojkotit të Kuvendit, ashtu edhe të zgjedhjeve lokale. Kjo situatë dhe dilemë që ka mbërthyet opozitën edhe komentuar edhe nga ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. “Unë nuk e di ça bën kjo, që demek quhet opozite.. as nuk shkon ne parlament dhe as nuk djeg mandatet. Edhe bojkoton buxhetin, por nuk bojkoton udhëtimet jashtë shteti me “kundërshtarët”. Thotë se do mbroj qytetarët që do i prishin shtëpitë, por në fakt ata i ka lënë në baltë njëlloj si la ne baltë kuksianët, që u ngritën kundër taksës së Rrugës Kombit”, ka shkruar Topalli. Po ashtu, edhe Bashkimi Evropian ka nisur të përshkallëzojë presionin mbi opozitën për t’i dhënë fund bojkotit të Kuvendit.

Djegia e mandateve
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim rrezikojnë të djegin mandatet nëse nuk marrin pjesë të paktën një herë seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, brenda këtij sesioni parlamentar. Opozita ka nisur bojkotin e Kuvendit që në muajin korrik të këtij viti. Në fund të këtij sesioni parlamentar, i cili me shumë gjasa do të mbyllet në datën 21 dhjetor, skadon afatin gjashtëmujor për shpëtimin e mandateve. Neni 71, pika 2, germa ‘d’ e Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Ndërkaq, neni 13 i ligjit për statusin e deputetit parashikon që mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura e deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pagës ditore.

Neni 71, Kushtetuta
1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.

2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:

a) kur ai nuk bën betimin;

b) kur heq dorë nga mandati;

c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;

ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;

d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;

dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Neni 13, statusin i deputetit
1. Në klasifikim paga e deputetit vjen menjëherë pas pagës së ministrit, paga e Kryetarit të Kuvendit menjëherë pas pagës së Presidentit të Republikës dhe ajo e zëvendëskryetarëve barazohet me zëvendëskryeministrin.

2. Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit për pjesëmarrje në komisione, si drejtues i Komisionit apo si drejtues i grupit parlamentar.

3. Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit.

4. Raportet e pagës, masës së dietës, të shpërblimit, si dhe norma për transportin që përfiton deputeti, kryetari i komisionit, nënkomisionit dhe kryetari i grupit parlamentar përcaktohen me vendim të Kuvendit.

5. Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura e deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pagës ditore.

Opozita dieta të majme gjatë bojkotit të shtatorit
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament apo në komisionet e përhershme parlamentare. Gjatë muajit shtator të 2018, periudhë që përkon me bojkotin parlamentar, ligjvënësit e opozitës kanë përfituar para për dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie dhe për shpenzime qiraje po aq sa deputetët e shumicës, të cilët kanë marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Konkretisht, ligjvënësit e opozitës, gjatë muajit shtator 2018, kanë marrë secili dieta nga 35 000 lekë deri në 75 000 lekë, 30 000 lekë deri në 40 000 lekë për karburant dhe 17 000 deri në 20 000 lekë për shpenzime telefoni. Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre.  

Deputetët Agron Çela, Vangjel Dule, Vangjel Tavo, Nadire Meçorapaj etj., kanë përfituar nga 75 250 lekë secili dieta në muaj, ndërkohë që shumica e deputetëve të tjerë kanë përfituar mesatarisht 37 000 lekë dieta. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë muajit shtator, rezulton se ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 33 702 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta. Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfituar 30 016 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka përfituar 33 702 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 20 000 lekë për telefon dhe 43 266 lekë dieta. Ndërkaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka përfituar 016 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 0 lekë dieta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/12/2018 17:06

    Politika shqiptare duhet te ndryshoje ne menyre radikale ne funksion te mandateve qe marrin nga populli . Nuk eshte vetem PD por dhe PS kur ishte ne opozite. . Lufts politike ja nje ambjent ligjor dhe tempull te shenjte te demokracise , pra parlamentin . Koha e luftes ne rruge me anarshi dhe bllokime rrugesh ka mbaruar duhet emancipim . Opozita ka mision te larte , kontrollin e qeverise se neser mund te vije ne pushtet . PD nese djeg mandatet , nuk futon asgje dhe ne zgjedhjet e ardheshme mund te humbi me thelle . Kthimi ne oarlament i ngren moralin antaresuse dhe i jep pamje me te firte si opozite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Plazhi ‘Pasqyrat’ në Ksamil ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!