Ruçi në Turqi: Meritojmë plotësisht çeljen e negociatave në qershor

Ruçi në Turqi: Meritojmë plotësisht çeljen e negociatave në qershor

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi me homologen bullgare

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se çelja e negociatave për Shqipërinë është plotësisht e merituar në qershor. Ruçi e bëri këtë deklaratë gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi (PABCEC), që po mbahet në Stamboll.

Gjatë kësaj asambleje, kryeparlamentari Ruçi zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, ku diskutoi me Kryetarin e Parlamentit Grek, Nikos Voutsis, me homologen Bullgare, Karayahncheva, si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë, Tariceanu.

Në fokus të bisedimeve ka qenë dhe rekomandimi i KE për çeljen e negociatave të Shqipërisë, ku Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Nga ana e saj, Presidenca Bullgare ka dhënë garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor, ndërsa Rumania ka deklaruar se është një avokate e fuqishme në këtë proces.

Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies.  

Gramoz Ruci, kryetar i Kuvendit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk