Reforma Zgjedhore, Ruçi: Jam besimplotë. OSBE: Shqiptarët për qëllime strategjike e gjejnë konsensusin

TIRANE- Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ndërsa firmosi një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Tema kryesore e bisedës ishte Reforma Zgjedhore në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se objektiv është miratimi sa më shpejt i reformës. Referuar situatës politike dhe kërcënimit të opozitës për bojkot apo djegie mandatesh, Ruçi u shpreh besimplotë se do të gjendet gjuha e përbashkët për këtë reforma.

Falenderoj Sekretarin e përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen që na ka dhënë. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për Reformën Zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave. Reforma para zgjedhjeve të 2019. OSBE mbështetje për përmirësimin e legjislacionit. Mund të them që faktorët politikë në Shqipëri, ka pasur momente edhe më të nxehta se kjo dhe si rezultat i bashkëpunimit është arritur mirëkuptimi për mjaft cështje të rëndësishme, i tillë ka qenë momenti i ngritjes së organeve të Vettingut, apo Kodi i Sjelljes. Ky komision bipartizan, jam besimplotë që do të arrihet në një produkt final. Nuk ka opozitë në botë që mund të interesohet për probleme të tjera. Komisioni është duke punuar. Mezi pres që komisioni të sjellë për miratim produktin. Votimi elektronik dhe i emigrantëve po diskutohen, jemi në pritje të produktit.

Gramoz Ruçi

Shqiptarët kur ka pasur cështje të rëndësishme e kanë gjetur konsensusin për qëllime strategjike të vendit. Ka ende vend për përmirësimin e kulturës politike. Shpresoj që ky do të jetë rasti që të bien dakord.

Thomas Greminger

Ndërsa theksoi se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë.

Shqipëria ka dhënë kontribut në misionin që po bëhet në Ukrainë. Shqipëria ka bërë disa reforma, OSBE iu mbështet. Transparenca është shumë e rëndësishme për parlamentin. Ne kemi mundësuar në përmirësimin e legjislacionit të Kuvendit, Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kodi pas miratimit duhet të zbatohet sikur duhet.

Thomas Greminger

Komisioni i Reformës Zgjedhore është ngritur prej disa muajsh, por dy pikat që ndajnë palët janë votimi elektronik që kërkon opozita dhe ai i emigrantëve që kërkon shumica. Palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këto dy cështje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme

Sulmi izraelit, Irani: Nuk kemi plan për hakmarrje të menjëhershme