Rusi, përplasen dy autobusë, të paktën 5 persona të vdekur, ndërsa 20 të tjerë të plagosur

Rusi, përplasen dy autobusë, të paktën 5 persona të vdekur, ndërsa 20 të tjerë të plagosur

Foto nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një aksident automobilistik ku pas përplasjes së dy autobusëve ka pasur disa të vdekur e të plagosur, e cila ka ndodhur këtë të martë në Rusi.

Bëhet e ditur se të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi dy autobusë me pasagjerë u përplasën me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Don”, në rajonin e Voronezh. Dy autobusët mësohet se ishin nisur në drejtim të Moskës jugore.

Paraprakisht dyshohet se një prej tyre kishte ndaluar në anë të rrugës, për shkak të një defekti, kur autobusi tjetër i ra nga pas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës