Rusia nis prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë

Rusia nis prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë

Aleksandr Miheyev, kryetari i kompanisë shtetërore ruse të industrisë së mbrojtjes, Rosoboronexport, njoftoi se kanë filluar prodhimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 për Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Miheyev, në deklaratën e tij për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, tha se kanë arritur marrëveshje në lidhje me të gjitha temat rreth S-400. "Ka filluar prodhimi i sistemeve. Do të përmbushim përgjegjësinë tonë rreth kësaj çështjeje", tha ai.

Kryetari i Rosoboronexport shtoi mes tjerash se, ende nuk kanë filluar dërgimin e S-400. Për dy sisteme të S-400, të cilat Turqia planifikon t'i blejë nga Rusia, palët në ditët e fundit të vitit të kaluar kishin nënshkruar marrëveshje në Ankara. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë