Rusia: Nuk do të kemi alternativë tjetër për marrëveshjen me Iranin

Rusia: Nuk do të kemi alternativë tjetër për marrëveshjen me Iranin

Vladimir Putin

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin thotë se nuk ka alternativë tjetër për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në mes të Iranit dhe fuqive botërore dhe se marrëveshja duhet të respektohet nga të gjitha vendet nënshkruese.

“Rusia vazhdimisht bën thirrje që kjo marrëveshje të jetë e qëndrueshme. Ne besojmë se nuk ka alternativë tjetër dhe kjo marrëveshje duhet të respektohet nga të gjitha palët”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më 2015, Irani nënshkroi marrëveshjen bërthamore së bashku me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Kjo marrëveshje i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka dhënë afat aleatëve evropianë, që deri më 12 maj të përmirësojnë, ato që ai i quan “të meta të tmerrshme” të marrëveshjes. Në të kundërtën, ai ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti bërthamor.

Peskov tha se presidenti Putin dhe homologu francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike, janë pajtuar që marrëveshja bërthamore duhet të vazhdojë të jetë në fuqi.

Kremlini thotë se Putin nuk ka planifikuar që për këtë marrëveshje të bisedojë me presidentin Trump. “Sipas njohurive që kam, nuk ka asnjë planifikim për bisedë në nivel presidentësh”, tha Peskov./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?