Rusia shkroi historinë edhe me eliminim, vendi krenar për ekipin

Rusia shkroi historinë edhe me eliminim, vendi krenar për ekipin

Trajneri dhe futbollistët rusë

Rusia shkroi një copë të historisë në futboll, pasi për herë të parë kaloi deri në çerekfinale të Kupës së Botës, që kur Bashkimi Sovjetik është ndarë. Me pak fat, rusët mund të kishin shkuar në gjysmëfinale.

Megjithatë, eliminimi me penallti ndaj Kroacisë nuk është parë si tragjedi, sepse rusët kujtojnë grupin e vështirë që kishin, me Uruguaj, Egjipt dhe Arabia Saudite dhe eliminimin e një kampione bote si Spanja.

Trajneri i kombëtares ruse Stanislav Cherchesov ka bërë që zemrat e miliona rusëve të jenë në ankth deri në momentin e fundit të çerekfinaleve. “Para fillimit të turneut jemi kritikuar nga të gjithë. Por më besoni, u rritëm gjatë turneut, besuam te forcat tona dhe tani i gjithë vendi na do.

Ne realizuam diçka të jashtëzakonshme dhe më pak fat mund të kishim shkuar më tej. Patëm shumë besim te puna jonë, te grupi që kemi krijuar dhe mund të tregojmë këto vlera edhe në të ardhmen. E gjithë Rusia është e dashuruar me ne dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe në të ardhmen” - është shpreh Stanislav Cherchesov.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin është ndjerë krenar për ekipit kombëtar të futbollit. "Putini e ka ndjekur të gjithë ndeshjen. Në fund ai tha se humbëm një ndeshje të mirë: lojtarët tanë janë djemtë e mirë, ata janë heronj, dhanë më të mirën, jemi krenarë për ta", është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov.

Edhe tifozt rus, pavarësisht mërzitjes së eliminimit, kanë folur me superlativa për ekipin, duke pranuar faktin se ata futbollistët dhanë maksimumin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër