Rusia sulmon anijen e Ukrainës, rriten tensionet mes dy vendeve

Rusia sulmon anijen e Ukrainës, rriten tensionet mes dy vendeve

Momenti kur anijet ruse rrethojnë atë ukrainase në detin Azov

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka fundosur në det një anije të sajën pranë brigjeve të Krimesë, duke shtuar tensionet mes dy vendeve. Një deklaratë e Marinës ukrainase thotë se, akti agresiv ndodhi ndërsa 3 mjete të saj po lundronin drejt Mariupolit, në detin Azov. Anija “Yana Kapu” pësoi dëmtime në motor dhe në trup pas goditjes nga një anije luftarake ruse.

Por, Rusia thotë se anijet ndodheshin në ujëra ruse dhe akuzon Ukrainën për akte provokative. Sipas Moskës, 3 anijet ukrainase po përpiqeshin të krijonin një situatë konflikti në rajon.

“Ato hynë ilegalisht në një zonë përkohësisht të mbyllur të ujërave territoriale ruse”, tha shërbimi rus i sigurisë “FSB” në një deklaratë për shtyp.

Ukraina, sidoqoftë thotë se i kishte informuar rusët për planet e saj të lëvizjes së anijeve drejt Mariupolit. Marina ukrainase tha në deklaratën e saj se, Rusia shkeli Konventën e OKB-së dhe ligjin e detit.

Deti Azov gjendet në lindje të gadishullit të Krimesë, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014, dhe në jug të rajoneve që kontrollohen nga separatistët prorusë.

Ndërsa të dyja vendet kanë premtuar qasje të lirë në detin Azov, Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake dhe inspektimet, me disa që i quajnë veprimet e saj një bllokadë ekonomike të Ukrainës në portet e detit Azov, në lindje të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet