“Russia 2018”, llogaritë për Grupin A dhe Grupin B

“Russia 2018”, llogaritë për Grupin A dhe Grupin B

Rusia 2018

Sot startojnë ndeshjet e fundit në grupe, ku në shumë grupe ka intriga kualifikimi, ndërsa edhe aty ku është zgjidhur, luftohet për vendin e parë, por njëkohësisht bëhen llogari se me kë ekip përplasen në fazën tjetër.

Në grupin A llogaritë janë të zgjidhura, me Rusinë dhe Uruguajin që janë kualifikuar pas dy fitoreve. Rusisë do t’i mjaftonte një barazim për vendin e parë, që me shumë gjasë mund të ndeshej pastaj me Portugalinë.

Ndërsa Uruguajit i duhet patjetër fitorja për vendin e parë dhe do të kërkojë patjetër, për të shmangur përplasjen me Spanjën, që me shumë mundësi do të zërë vendin e parë në grupin B. Egjipti ndaj Arabisë Saudite luan për fitoren e parë në një Kupë Bote.

Në Grupin B situata është pak më ndryshe. Maroku është i vetmi ekip i eliminuar, kryeson Spanja dhe Portugalia me nga 4 pikë, ndjek Irani me 3.

Spanja, edhe në rast se do të humbte, mjafton që mos pësonte shumë gola, për ta kaluar më tej, gjithnjë nëse sfida tjetër Iran-Portugali nuk do të përfundonte 3-3 ose me barazim tjetër me më shumë gola.

Duke parë këtë llogari thuajse të pamundur, Iranit i duhet të fitojë me Portugalinë për të kaluar më tej, ndërsa Cristiano Ronaldos me shokë i mjafton një barazim. Duke qenë se Grupi A luhet më herët, mund të bëhen edhe llogari të tjera, të tipit që Spanja mos preferonte të dilte e para për të shmangur një përplasje me Uruguajin, gjithnjë nëse Rusia ka dalë në barazim ose ka fituar.

Pra, llogaritë më të shumta janë në grupin B, në varësi edhe të përfundimit të ndeshjeve të Grupit A.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës

Dhjetëra studentë të arrestuar në Nju Jork për protestën pro Gazës