Ryan: Trump duhet të kuptojë që Rusia nuk është aleat i Amerikës

Ryan: Trump duhet të kuptojë që Rusia nuk është aleat i Amerikës

Donald Trump dhe Vladimir Putin

Një rrebesh kritikash u përplas mbi Presidentin amerikan pasi i doli në mbrojtje Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Në samitin e Helsinkit, shefi i Shtëpisë së Bardhë i kundërshtoi pretendimet e agjensive amerikane të inteligjencës, duke thënë se Moska nuk kishte arsye që të përfshihej.

I menjëhershëm ishte reagimi i republikanit më të rëndësishëm në Kongres, kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili tha se Presidenti duhet ta kuptojë që “Rusia nuk është aleati ynë”. Një tjetër republikan, senatori John McCain tha se kjo ishte një performancë e turpshme.

Për liderin demokrat të Senatit, Chuck Schumer veprimi i Trumpit ka forcuar kundërshtarët dhe ka dobësuar mbrojtjen dhe aleatët e Amerikës. Putini vetë padyshim bëri atë që ka bërë prej kohësh, e mohoi ndërhyrjen dhe pas bisedimeve dyorëshe me dyer të mbyllura, Trumpi deklaroi se e beson fjalën e tij.

Ai po kështu fajësoi gabimet e paraardhësve për faktin që sot marrëdhëniet mes dy vendeve janë në një pikë tejet të ulët. Si për të treguar se nuk ka gjë për të fshehur, shefi i Kremlinit u ofrua t’i lejojë hetuesit amerikanë që të vizitojnë Rusinë për të marrë në pyetje oficerët e shërbimeve sekrete, të akuzuar për hakerimin e fushatës së Hillary Clinton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos