POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sa e vështirë të kuvendosh me injorancën dhe të robëruarit e partive

Kam shpërndarë në rrjet dhe media të ndryshme online një shkrim, që është në fakt një ide dhe ftesë për diskutim. Po e përmbledh idenë në pak rradhë: Shumë shqiptarë mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim. Edhe unë ashtu mendoj. Por unë nuk mendoj se ndryshim është thjeshtë të zëvendësojmë PS-në me PD-në. Sepse të dyja partitë kanë vjedhur dhe abuzuar me pushtetin njësoj, me të njëjtat ligje, me të njëjtat praktika dhe me të njëjtët oligarkë.

Të dyja partitë kanë rënë dakord në heshtje që: Të mbajnë të njëjtin ligj zgjedhor që u siguron atyre sundimin në skenën politike dhe i vënë shkelmin çdokujt që përpiqet tu hyjë në pjesë. Të mbajnë të njëjtin ligj për prokurimet publike, që u siguron atyre paracaktimin e kompanive që fitojnë tenderat(në këtë mënyrë u krijua oligarkia). Të mbajnë të njëjtin ligj për kompanitë offshore, përmes të cilave vjedhin pa u ndëshkuar. Të mbajnë të njëjtin ligj për koncensionet, përmes të cilit qerasin oligarkët(kundrejt pagesës) me prona publike e HEC-e në parqet kombëtare.

Atëherë cili është ndryshimi nëse ndërrojmë qeverinë në këto kushte?
Unë hodha një ide, që energjitë e shoqërisë të përqëndrohen në ushtrimin e presionit publik(forma ka sa të duash), në mënyrë që:
1-Të ndryshojë ligji zgjedhor
2-Të ndryshojë ligji i prokurimeve publike
3-Të ndalohet pjesëmarrja e kompanive ofshore në tendra publike
4-Të ndërpritet dhënia e shërbimeve dhe veprave publike me koncension
5-Të vazhdojë, e të mos bllokohet reforma në drejtësi.
Mund të shtohen edhe të tjera, ndaj është ftesë për diskutim.
Sepse unë mendoj se në këtë mënyrë ne mbyllim disa rubineta të mëdhenj korrupsioni dhe i hapet rruga alternativave të reja edhe në politikë. Ne fund te fundit permes politikes vijne zgjidhjet. 

Këto ide i “materializova” në një shkrim me titull: “Unë do të jem në protestë, por jo për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës”.
Dhe çfarë ndodhi: Disa fanatikë politikë e padyshim edhe modestisht të ditur, as e lexuan fare shkrimin, por vetëm titullin, e vrapuan të shanin autorin dhe ata qytetarë që e mbështesnin idenë: Servil i Ramës, bythëlëpirës i Ramës, kërkon të mbrosh hajdutin etj etj. Disa e lexuan, por meqë nuk e kuptuan dot që mund të ketë edhe zgjidhje tjetër veç rrotacionit PD-PS(+ - LSI) shkuan prapë tek titulli e bënë të njëjtën gjë si të parët. Disa kuptuan kuturru diçka por me kërkonin mua llogari për ç'ka bërë qeveria.

Vlerësoj, jo ata që janë në një mendje me mua, por ata që janë në gjendje të frenojnë dalldinë politike, të arsyetojnë, të diskutojnë e të japin ide. Sepse sot vendi ka nevojë për njerëz që japin ide, i mbrojnë ato dhe luftojnë ti zbatojnë. Nuk ka nevojë për ata që, nga injoranca apo fanatizmi politik, bërtasin në mjegull. Sepse me të bërtitura sot as skuqet e as zverdhet njeri. Por që një ide ta kuptosh, taksirat, duhet ta lexosh më parë.  Nje skeç ne kohen e komunizmit, tregonte per nje punonjes biblioteke, qe skishte lexuar asnje liber. Nje lexues i kerkoi ti sygjeronte nje liber ne fushen e bujqësisë ai i sygjeroi "Papa jeshil". Jeshil - tha ai - lidhet me barin, me natyren.

d.ba.
Komento