Sa i njihni njerëzit përreth? 25
fakte psikologjike pabesueshme!

Sa i njihni njerëzit përreth? 25<br />fakte psikologjike pabesueshme!<br>
Të mësosh diçka të re rreth vetes është gjithmonë interesante dhe argëtuese. Është në interesin e të gjithëvë që të kuptojmë arsyet qe fshihen pas mënyrës sesi sillemi, si trajtojmë të tjerët, si shprehemi dhe pse reagojmë në mënyra të ndryshme, nën rrethana të ndryshme.

25 fakte psikologjike

1. Miqësitë që kanë lindur në periudhën ndërmjet moshës 16 dhe 28 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë të qëndrueshme dhe jetëgjata.
2. Gratë preferojnë meshkujt që e kanë zërin të thellë, sepse kjo ju krijon idenë e sigurisë e jo të agresivitetit.
3. Njerëzit të cilët japin këshillat më të mira, kanë zakonisht problemet më të shumta.
4. Njerëzit që janë më inteligjent kanë shkrim më të keq, për arsye se mendojnë më shpejt.
5. Ashtu siç emocionet tona ndikojnë në mënyrën se si ne komunikojmë, edhe mënyra se si komunikojmë ndikon tek emocionet tona.
6. Mënyra se si një person trajton stafin e restorantit, tregon shumë për karakterin e tij.
7. Njerëzit që janë më empatikë, kanë vazhdimisht një ndjenjë faji.
8. Burrat nuk janë më zbavitës se gratë: ata thjesht bëjnë më shumë shaka pasi nuk u intereson nëse të tjerët e pëlqejnë humorin e tyre apo jo.
9. Njerëzit introvertë flasin pak për veten e tyre, por kur e bëjnë, janë shumë të kuptueshëm dhe i bëjnë të tjerët t’i njohin mirë.
10. Gratë kanë dy herë më shumë receptorë dhimbjeje në trupin e tyre sesa meshkujt, por rezistenca e tyre ndaj dhimbjes është më e lartë.
11. Nëse nuk mund ta ndaloni rrjedhën e mendimeve gjatë natës, ngrihuni dhe shkruani ato. Kjo do të vendosë rregull në mendjen tuaj që të më pas të mund të flini.
12. Mesazhet që urojnë “Mirëmëngjesi” dhe “Natën e mirë”, aktivizojnë atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për lumturinë.
13. Të bërit e gjërave që të trembin, të shtojnë adrenalinën dhe të bëjnë më të gëzuar.
14. Shuma mesatare e kohës që një grua mund të mbajë një sekret është 47 orë dhe 15 minuta.
15. Njerëzit që përpiqen t’i bëjnë të tjerët të lumtur, përfundojnë duke u ndier të vetmuar, pasi harrojnë veten e tyre.
16. Sa më të lumtur të jemi, aq më pak gjumë kërkojmë.
17. Kur shtrëngoni dorën e një personi të dashur, ndjeni më pak dhimbje dhe shqetësim.
18. Njerëzit inteligjentë kanë tendencë të kenë më pak miq se sa mesatarja, pasi janë selektivë.
19. Martesa me shokun tuaj të ngushtë, eliminon rrezikun e divorcit mbi 70% dhe kjo martesë ka gjasa të zgjasë gjithë jetën.
20. Gratë që kanë më së shumti miqësi me meshkuj, janë në humor më të mirë.
21. Njerëzit që flasin dy gjuhë mund të kalojnë në mënyrë të pandërgjegjshme nga njëra gjuhë në tjetrën.
22. Udhëtimi ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe gjithashtu ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe depresionit.
23. Kur dy njerëz bisedojë përballë me njëri tjetrin, por njëri nga ata ka kthyer trupin në anën e kundërt të personit, kjo tregon mungesë interesi mbi bisedën.
24. Shumica e gjërave që na bezdisin tek të tjerët ndodhen edhe tek ne dhe për këtë arsye i vëmë re.
25. Një njeri që ka kompleks pushteti sillet si tiran me vartësit e tij dhe si servil me shefin.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin