Saimir Tahiri: Mos hidhni fall pse shkova në Kuvend, heshta 6 muaj, tani do flas

Saimir Tahiri: Mos hidhni fall pse shkova në Kuvend, heshta 6 muaj, tani do flas

Saimir Tahiri tha mbrëmjen e sotme se s’mund të hidhet fall për arsyen pse ka shkuar ish-ministri në Kuvend apo arsyen nëse ka kërcënuar Edi Ramën apo jo me fjalët që lëshoi pas daljes nga salla e parlamentit. 

Ish-ministri i Brendshëm tha se kishte heshtur për gjashtë muaj me radhë gjatë kohës që ka qenë në hetim dhe se sipas tij, tani është momenti që ai të flasë.

“S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s’kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia…
Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje.

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”. 

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm


Lajmi kryesor:

'S'ka bir nëne dhe bir k**ve', Rama: Batuta e Tahirit s'ishte presion e as mesazh i koduar


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë