Salianji: Gjici ka fituar 315 tendera, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës

Në një deklaratë për medien përsëri ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Safet Gjicin, se ka se ka përfituar miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve.Sipas Salianjit, Gjici i ka përfituar këto tendera, duke i shërbyer kryeministri të vendit, Edi Rama në fushatë elektorale. Deputeti i PD ka paraqitur dha disa dokumente, të cilat tregojnë qartë se janë fiktive dhe se të dyja kompanitë rezultojnë në pronësi të Gjicit.

Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve. Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici. Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:

1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë dhe aktualisht është e vëllait të tij

2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.

Këto dy kompani, që “konkurojnë” fiktivisht kundër njëra-tjetrës, kanë të njëjtën adresë fizike, të njëjtën adresë e-mail-i. Nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht: Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)

2. Adresa elektronike është e njëjtë: [email protected], 25.2 milion dollarët e përfituar nga Gjici nëpërmjet dy kompanive të tij, i janë dhënë duke prishur garën në tendera, duke falsifikuar dokumente zyrtarë dhe duke i shkaktuar shtetit dëme me miliona Euro. Shkeljet janë të faktuara nga dokumentet e publikuara nga ne, dhe prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimin për të çuar para përgjegjësisë penale abuzuesit e miliona Eurove. Edi Rama që po zhvat qytetarët kuksianë për të kaluar “Rrugën e Kombit” dhe nuk ka ndërmend t’i lërë ata të kalojnë falas në rrugën e ndërtuar edhe me taksat e tyre, i tall kuksianët me premtime për abone, ndërsa kuksianit Gjici, me të cilin blen vota për të ruajtur pushtetin, i jep 25.2 milionë dollarë. Skema e përdorur nga Gjici në mashtrim të plotë të ligjit, përbën vepër penale për të cilën prokuroria duhet të nisë hetim të plotë. Krijimi i kompanive fiktive, prishja e barazisë në tendera, falsifikiki i garës si mbulesë që Gjici të konkurojë me veten e të përfitojë miliona dollar, janë shkelje që meritojnë hetim të plotë për Gjicin dhe pronarin e tij Rama.

Ervin Salianji

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 25/04/2018 16:38

    Aguridhe ky Salka.Po ca punka i ben. Griçken e gerrvisht nga pak.Pa per politike panxhar Maliqi duket.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/04/2018 16:28

    A moj Gride sa adrenaline i ke dhene ketij pederasti.

    Përgjigju
  • Edi: 25/04/2018 12:05

    Ore shko ne prokurori e leri llafet, palaco, po nuk veni ne prokurori ju se keshtu eshte marreveshja, llapim ne tv por ke prokuroria jo se jemi shoke, opozite pler, vetem interesaxhinj dhe sigurisht qe nuk po beni punen qe ju takon me ligj qe e keni marre persiper, se sjeni opozite reale, thjesht prisni te kaloje 8 vjecari qe te vini serish ne pushtet, 8 ju e 8 ne dhe i shr**** nenen ketij populli te shkrete se na intereson aspak tek e fundit, na interesojne vetem eurot e dollaret tek ishujt Cayman apo Cyprus.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin