Salianji: Në janar prova të reja
për ministra të lidhur me drogën

Salianji: Në janar prova të reja<br />për ministra të lidhur me drogën<br /><br>
"Ka ministra të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, është pjesë e strategjisë tonë". Kështu u shpreh deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv. Ai ka paralajmëruar se në janar do dalin prova dhe fakte të reja, sipas tij, për përfshirjen e të tjerë ministrave të qeverisë "Rama" në trafik droge. 

"Ka ministra të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, është pjesë e strategjisë tonë. Ju siguroj se shumë shpejtë do të kemi fakte konkrete që tregojnë përfshirjen e ministrave të Ramës në trafik droge, bëhet fjalë për në janar. Nuk po ecim me strategji, se i kemi dhe do t'i nxjerrim më vonë, nuk kemi skenar filmash hollivudian, ne kemi fakte që po i vërtetojmë me njerëz, ne jemi të sigurt por duam të dalim me dosje të plota dhe emra konkret, jemi duke mbledhur prova të plota dhe emra", tha Salianji.

Deputeti demokrat komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës në Kuvend dhe jashtë tij, për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores Arta Marku me votat e maxhorancës. Edhe pse protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë përpara Kuvendit, Salianji mohon të ketë pasur një skenar për futjen e protestuesve në sallën e Kuvendit. "Jo. Nëse do kishim një plan të tillë, s'do na ndalonin 300 policë. Protestuesve u kemi thënë se salla e Parlamentit është e juaja. Bëmë thirrje për protestë si në çdo vend të botës. Sepse ai po emëronte veten Kryeprokuror. Kryeprokurori në çdo vend normal demokratik, kryesisht për akuzat e korrupsionit heton maxhorancën dhe qeverinë. Unë s'kam ndenjur asnjë ditë në aktivitet në pushtet, çfarë do më hetojë mua?", tha Salianji. 

Z.Salianji, ishit te Drejtoria e Policisë, u morët në pyetje?
NUk jam marrë në pyetje, sepse kjo nuk ndodh, por ishim te drejtoria e policisë së Tiranës për lirimin e gjashtë protestuesve, ka pasur një procedim që ata e quajnë arrest në flagrancë se kanë protestuar. Habilajt që kanë kryer aktivitet të paligjshëm, kanë kriminalizuar shtetin, kanë kryer trafik droge, kanë bashkëpunuar me Tahirin dhe nuk kanë bërë asnjë ditë burg në Shqipëri. Qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, arrestohen. Policia e Shtetit ka pasur denoncime të shumta nga PD. Unë jam rasti sesi kam hyrë në parcelën e fshatit të ish-ministrit dhe policia nuk më ka pyetur asnjëherë. Nëse themi nëse Prokuroria ka pasur punë që shkëlqen apo jo, këtë nuk di ta them.  

Ju do të jeni nesër përpara organit të akuzës ose policinë?
I vetmi pishman për dje, është që nuk bëra reagim më të fortë. Me çdo mjet duhej bllokuar ai akt i paligjshëm dhe shkelja e Kushtetutës. Nëse i referohemi baballarëve të kombit amerikan, Thomas Jefferson thotë se kur shkelet kushtetuta krijohet një tirani. Dhe këtu kjo po ndodh.

Kishte plan PD për të hyrë në Kuvend?
Jo. Nëse do kishim një plan të tillë, s'do na ndalonin 300 policë. Protestuesve u kemi thënë se salla e Parlamentit është e juaja. Bëmë thirrje për protestë si në çdo vend të botës. Sepse ai po emëronte veten Kryeprokuror. Kryeprokurori në çdo vend normal demokratik, kryesisht për akuzat e korrupsionit heton maxhorancën dhe qeverinë. Unë s'kam ndenjur asnjë ditë në aktivitet në pushtet, çfarë do më hetojë mua?

Ka të akuzuar sa të doni te ju, ish-ministrat...
Unë them se qeveria duhet të ketë frikë nga kjo. Frikë nga hetimi duhet të ketë qeveria. Ka akuza të forta që nuk janë hetuar. Opozita nëse ka situatë që ka frikë, opozita nuk thotë të ngrihet një orë e më parë Byroja e Hetimit, po themi të zbatojmë reformën, të ndrihet KLP dhe SPAK-u. Këto janë struktura të specializuara, më të pavarura, të cilat do hetojnë korrupsionin. Të shkojmë aty dhe nuk thotë kush pse nuk hetohet. 

Ambasada amerikane thotë se iku ai që nuk hetonte, vjen BKH e SPAK, thotë - s'merret fare me zonjën Arta Marku. Pse është problem për ju kjo zonjë? 
Ne kemi thënë se duhet të ishte krijuar si BKH edhe SPAK-u. Kjo është një sherrnajë e turpshme nga frika e Edi Ramës nga hetimi. Për herë të parë që hetohet një ish-ministër për korrupsion, ndodh që largohet Kryeprokurori. Ka pasur raste, edhe njerëz që kanë përfunduar në burg nga radhët e PD. Eshtë një ish-ministër që ka hyrë në burg. Ndërsa sot Reforma në Drejtësi ka rënë.

Nëse ka nesër akuzë për opozitën si do shihet si akuzë kundër opozitës?
Në këtë vend të legjitimohen kauzat që duhen jo ato sipas interesave të politikanëve. Mund ta hetoj Rama vetveten? Rama është kryeprokurori prandaj ai nuk e heton veten.

Kur merr legjitimitetin nga parlamenti atëherë është e pavarur?
Ju keni të drejtë por sot ka ndryshuar, kryeprokurorja është zgjedhur me më pak vota se ato që ka mazhoranca. A  e dini se unë kam dalë votues për Arta Markun pa votuar fare, përveç meje iu vodh karta edhe Genc Pollos dhe disa deputetëve të tjerë. Ne e kemi ndjekur me vëmendje seancën për zgjedhjen e Arta Markut, ne bëmë kërkesë për të ndryshuar seancën plenare, duhej të hedhur në gjykatën kushtetuese, u shkel kushtetuta,në rendin e ditës u zgjodh vetëm prokurorja.

Nëse është shkatërruar diçka është ajo për bashkëpunimin me mazhorancën. Çfarë do ndodhi me KLP-në? Ju do dilni në protestë?
Qeveria bëri zgjidhje të paligjshme shkeli kushtetutën duke zgjedhur vetë kryeprokuror “Edi Ramën."

Sa peshë ka prokuroria e përkohshme në KLP?
Sigurisht që ka peshë, nëse ka prokuror si negativ ndaj vetes së tij Rama do të japi mos pëlqimin. Kur Edi Rama kur të cenohet si kryeprokuror ai do të japi vlerësim negativ ndaj prokurorëve.

Me Adriatik Lallën ju kishit garanci ndërsa tani thoni se ka Edi Rama?
Jo nuk është kështu, ai që është në qeveri ka mundësi të abuzoj me drejtësinë. Kur në pushtet vjen në mënyrë të paligjshme atëherë e them me siguri se nuk vlen akti. Edi Rama ka shkelur kushtetutën, është njëlloj sikur ne të shkojmë të vjedhim kartat e deputetëve të PS për të votuar kjo nuk ka kuptim.
Ne nuk e dimë se çfarë do të vijë pas kësaj ngjarje.

Kreu i akuzës mund të kërcënoj KLP-në?
Sigurisht ka rrezik, Edi Rama ka uzurpuar çdo institucion, ne jemi duke diskutuar sot çështjen se kryeprokuror është vetë Edi Rama, nuk mund të bëhet vetingu për tre ditë, nuk duhet kryeprokuror politik. Si u mor për dy ditë hetimi pasuror për dy ditë i Arta Markut. Mediat e kanë paralajmëruar se për shkak të lidhjeve të kryeprokurores me deputetët e PS u bë e qartë se ajo ishte fituese e parazgjedhur. Ne nuk duhet të lejonim deputetët e PS të votonin, reagimi do të jetë proporcional, duhet të përdornim çdo mjeti demokratik.

Ju keni marrë dy vërejtje nga BE-ja për protestën?
Ne nuk shkaktuam shqetësim, por ne nuk mund të themi se votimi për në mënyrë të paligjshme është e drejtë ndërsa protesta jonë qenka e padrejtë, kjo më duket e padrejtë. Faktori ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për partinë Demokratike. Ndërkombëtarët i kërkuan Edi Ramës të mos kandidonte Elvis Roshin në zgjedhjet e vitit 2015, por edhe ne tërhoqëm nga gara me precedent penal. U bë një ligj me mbështetjen e ndërkombëtarëve, ligji i dekriminalizimit ne e zbatuam.

Ju do tentoni ta bindni faktorin ndërkombëtarë se ju keni të drejtë? Thelbi i mesazhit të Donal Lu ishte se ai nuk reagoj asnjëherë lidhur me politikanët e përfshirë në afera korruptive?
Qëndrimi jonë parimor është shumë i thjeshtë, nuk pajtohemi me zgjedhjen e Edi Ramës kryeprokuror.

Do të protestoni në Janar?
Ne kemi marrë vendim të bëjmë protesta të vazhdueshme bashkë me aleatët tanë, ne do të kërkojmë rrëzimin e Edi Ramës, protestat do të jenë madhështore dhe për mendimin tim do të jenë para kryeministrisë.

Mendimi i Berishës për djegien e mandateve a është pranuar nga të gjithë?
Nuk përjashtohet asnjë mundësi të gjitha janë të realizueshme. Ky ka vrarë të gjithë kontratën sociale që është kushtetuta, kush i mban ata qytetarë nëse nuk është opozita. Ne i kontrolluam reagimet e tyre, nëse ka reagim të ashpër atëherë ata shkojnë te kryeministria dhe e nxjerrin janshtë Edi Ramën. Edi Rama ka të gjitha institucionet nën vrasinë e tij, nëse nuk do të kishte opozitë atëherë qytetarët nuk do ti mbante opozita. PD-ja ka qëndruar rreth 90 ditë duke protestuar për çështjen e Saimir Tahirit.

Protestat e Janarit do të jenë si ato të 21 Janarit?
Protestën e 21 Janarit e bëri Edi Rama. Nëse ne nuk i kontrollojmë protestuesit atëhërë ata dalin jashtë kontrollit. Edi Rama nuk e ka zbatuar marrëveshjen e çadrës. Për mendimin tim Edi Rama nuk e ka legjimitetin të ulet të bisedoj me opozitën. Kushtetuta e përcakton se prokurori i ri i përgjithshëm zgjidhet me 85 vota ndërsa e përkohëshmia zgjidhet me 36 vota, kjo është qesharake.

Është një batutë e Ramës se ai flet përherë me Lulzim Bashën, a është e vërtetë?
 Nuk është e vërtetë!

Rama thotë se në parlament komunikon përherë me Bashën, a është e vërtetë?
Këto komunikime Edi Rama mund ti ketë vetëm në ëndrra që tenton ti thotë janë shashkat e tij, për çfarë do të ketë komunikim kur ai ka shkelur marrëveshjen e 18 majit. Unë e shikoj që ka debat dhe përplasje, të tjerat janë tymnaja që i ngre Edi Rama për të tërhequr vëmendjen.

Për tu kthyer edhe njëherë asaj që ju thoni, shpesh keni folur se janë edhe 3 ministra të tjerë që janë të përfshirë në trafikun e drogës, por nuk shikojmë emra konkretë dhe fakte konkrete, është pjesë e strategjisë suaj apo realisht nuk ka ministra të tillë?
Pa diskutim që ka ministra të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, është pjesë e strategjisë tonë. Ju siguroj se shumë shpejtë do të kemi fakte konkrete që tregojnë përfshirjen e ministrave të Ramës në trafik droge, bëhet fjalë për në janar.

A to ti përdorni për protesta këto publikime?
Nuk po ecim me strategjinë se i kemi dhe do ti nxjerrim më vonë, nuk kemi skenar filmash hollivudian, ne kemi fakte që po i vërtetojmë me njerëz, ne jemi të sigurt por duam të dalim me dosje të plota dhe emra konkret, jemi duke mbledhur prova të plota dhe emra.

Sa ministra janë të përfshirë?
Nuk mund të themi se është vetëm një por edhe sikur gjysmë të jetë do ta publikojmë.

Po bashkëpunimi me LSI?
Është një bashkëpunim për shkak të hallit të përbashkët që Shqipëria është kriminalizuar në çdo cep të saj.
Bashkëpunimi nuk vendoset nga unë por organet drejtuese të partisë.

Redaksia Online
Xh.F/I.Q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit