Samiti i PPE, Basha nga Sofja: Nëse nuk hapen negociatat ndëshkohen shqiptarët

Samiti i PPE, Basha nga Sofja: Nëse nuk hapen negociatat ndëshkohen shqiptarët

Kryetari i PD, Basha gjate takimit ne Sofje me Joseph Daul

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul në kuadër të samitit të PPE për Ballkanin Perëndimor. Basha u shpreh se qeveria shqiptare është kapur nga krimi i organizuar, ndërsa hapja e negociatave do të shtonte monitorimin e BE.

Me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Mos hapja e negociatave, do të ndëshkonte Shqipërinë dhe shqiptarët, që presin dhe meritojnë standarde europiane dhe do të ndihmonte krimin dhe politikanët që kanë tradhtuar interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Lulzim Basha

Sipas PD, 'Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend'.

Në samitin e PPE në Sofje janë të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurtz, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësues të partive të qendrës së djathtë europiane.

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot Bashën se po hedh baltë nëpër Europë për të bllokuar hapjen e negociatave, pasi ka frikë nga drejtësia e re. Në fund të qershorit  do të vendoset nëse do të hapen ne negociatat për Shqipërinë, ndërsa Franca, Holanda dhe Gjermania janë skeptike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 17/05/2018 14:32

    Basha ka shku ne p*** nenes vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja