Samiti në Singapor, Veliaj: I keqardhur kur dëgjoj lider të së kaluarës, që betohen se do prishin punët publike në Tiranë

Tirana përzgjidhet si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Një vlerësim që vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, që u mbajtën në Singapor dhe ku kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraqiti arritjet dhe ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti shqiptar.

 Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Në fjalën e mbajtur në Samit, kryebashkiaku theksoi se ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, nga një ndërmarrje e falimentuar tre vite më parë, është tashmë e gatshme të nisë punën për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe vendosjen e një linje të re transmetimi të ujit të pijshëm për gjithë zonën e Unazës së Re.

 E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj shprehu bindjen se lajmi më i mirë është vlerësimi i Tiranës, si një nga qytetet më inovatore, për mënyrën se si është transformuar marrëdhënia me qytetarët, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, terrenet sportive, këndet e lodrave, pistat e biçikletave, mbjellja e pemëve etj.

Por, Veliaj shprehu keqardhjen për deklaratën e ndonjë politikani të së kaluarës, të cilët edhe sot betohen se do të shkatërrojnë punët publike të bëra në Tiranë 3 vitet e fundit, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri.

Ndihem i keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku siguroi qytetarët për angazhimin e Bashkisë për të vijuar me transformimin e Tiranës në mënyrë kapilare në çdo lagje. Ai tha se puna nuk do të ndalet as në vitin e fundit të mandatit, ndërkohë që në mandatin e ri, vëmendje do t’i kushtohet investimeve në zona rurale.

Angazhimi është që të vazhdojmë transformimin jo vetëm me Teatrin e ri apo me stadiumin e ri, por në çdo qelizë dhe territor të qytetit, duke u futur në mënyrë kapilare me investime në çdo lagje ku ka nevojë për dorën e bashkisë. Mezi pres që këtë reputacion që Tirana ka ngritur këto 3 vite ta vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit, që pastaj në mandatin e ri, përveçse të ruajmë investimet që janë bërë, të vijojmë me investime të tjera, kryesisht në zonat rurale, atje ku ka më shumë nevojë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 10/07/2018 17:05

    As ne Ceceni nuk behen deklarata te tilla per prishje veprash qe jane realizuar fale investimeve. Kapini dhe futini nje dru ketyre qe bejne thirrje per kete qellim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri