Samiti në Sofje/ Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor për sigurinë dhe integrimin

Samiti në Sofje/ Sot takimi BE-Ballkani Perëndimor për sigurinë dhe integrimin

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofje

Sot në Sofje po zhvillohet Samiti i BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takim janë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Mali të Zi dhe Bosnjës. Samiti organizohet nga Bullgaria, pasi ka Presidencën e BE. 

Takimi zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fund pritet që të miratohet edhe një deklaratë për sigurinë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin. 

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit

Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian. Shpresojmë t'i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor.

Donald Tusk

Takimi në Sofje vjen në një moment vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi të dy vendet kanë marrë rekomandimin pozitiv nga KE për hapjen e negociatave, por Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden deri në fund të qershorit. Pala shqiptare sot ka një tjetër mundësi të mirë për të lobuar për një votë pro në qershor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rita: 17/05/2018 12:32

    Takimi i sotem kishte nje tjeter axhende pak muaj me pare apo u ndryshua rruges .Nderroi kompelt faqe BE me Ballkanin se ne kete samit priteshin gjasme surpriza te medha madje data fikse dhe nje ok te madh per futjen e Ballkanin ne BE por kjo kthese e papritur nuk vjen ere e mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët