Sampdoria thyen Napolin, Barcelona ia bën 8 me 2 Huesca-s

Sampdoria thyen Napolin, Barcelona ia bën 8 me 2 Huesca-s

Futbollistët e Sampdorias duke festuar

Sampdoria gjunjëzon Napolin duke e mposhtur 3-0 në “Marassi” dhe i shkakton humbjen e parë Carlo Ancelotti-t. Napoletanët këtë ndeshje nuk ia dolën dot të përmbysin rezultatin siç bënë dy takimet e para. Ai që shkëlqeu tek Sampdoria ishte sulmuesi Defrel që realizoi një dygolësh në pjesën e parë në minutat 11-të dhe 32. Napoli u përpoq të reagonte në 45 minutat e dyta por nuk ia doli ndërsa Sampdoria shënoi edhe golin e tretë.

Autor ishte Fabio Quagliarella që realizon një mrekulli, një gol me finte dhe vendos rezultatin final Sampdoria 3 e Napoli 0.

Kjo Barcelonë të fut frikën. Katalanasit ishin një tërmet 8 ballë ndaj Huesca në “Camp Nou”. Barcelona e fitoi 8-2 ndeshjen e javës së 3-të të La Ligas ndaj Huesca dhe merr kryesimin e kampionatit falë golavarazhit më të mirë se Real.

Messi gjatë ndeshjes së Barcelonës me Huesca-n

Miqtë kaluan të parët në avantazh por Barcelona përmbysi gjithçka me Messin, një autogol dhe Suarez. Huesca shënoi edhe golin e dytë në minutën e 42-të por kaq pasi më pas vijoi festivali i blaugranëve me golat e Dembele, Rakitic, sërish Messi , Jordi Alba dhe sërish Suarez që mbyllin llogaritë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit