Fjalimi i parë i Sandër Lleshaj si ministër: Policia e Shtetit organizatë me barrë të jashtëzakonshme, shqiptarët të tregojnë respekt

Sandër Lleshaj ka organizuar këtë të martë një ceremoni për nisjen e detyrës në postin e Ministrit të Brendshëm, para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës. Në fillim të ceremonisë, ministri Lleshaj vuri një kurorë me lule pranë memorialit dhe më pas shprehu se nderimi ndaj heronjve të Policisë Shqiptare është mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar dhe nderuar angazhimin dhe kontributin e të gjithë punonjësve të saj, që sipas tij, me përgjegjësi dhe përkushtim ofrojnë rendin, qetësinë dhe sigurinë publike për qytetarët e vendit tonë. 

Ministri i Brendshëm theksoi se Policia e Shtetit është organizata që ka mbajtur barrën më të jashtëzakonshme që nga vitet e demokracisë, e pikërisht për këtë arsye, cilësoi se çdo shqiptar duhet të tregojë respekt të lartë karshi saj. Lleshaj, megjithatë, kërkoi që përballë sakrificës së saj fillimisht të përkulet vet ajo dhe çdo pjesëtar i saj.

Por më së pari, përballë kësaj sakrifice kërkohet që të përulet vetë Policia e Shtetit dhe çdo pjesëtar i saj. Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti. Një sens i fortë dhe i qartë për nderin personal dhe nderin profesional për punonjësin e policisë janë pjesë thelbësore e identitetit, pjesë e ADN-së së tij. Vetëm këtë mesazh dua të theksoj sot gjatë kësaj ceremonie. Për programin tim, do të kemi kohë që të diskutojmë së shpejti. Vetëm nëpërmjet nderit dhe integritetit të lartë, Policia e Shtetit, ne, mund të gjejmë rrugën e sigurt për tek besimi i qytetarëve të këtij vendi, besim i cili është parakusht absolut për plotësimin e misionit të vështirë, që kemi marrë përsipër. 

Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

Lleshaj citoi pak më tutje një pasazh nga fjala e gjeneralit të famshëm Douglas MacArthur, për të përmbledhur fjalët e tij rreth parimeve që duhet të ndjekin forcat e policisë. "Detyra, nderi, atdheu: këto tri fjalë të shenjta në mënyrë solemne, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni, çfarë mund të jeni dhe çfarë do të jeni. Ato janë pika juaj e referencës për të ndërtuar kurajë, atëherë kur ajo duket se po ju braktis; për të rifituar besim, atëherë kur duket se pak gjë ka mbetur për t’u besuar; për të krijuar shpresë atëherë kur ajo ka humbur. Të pabesët do t’ju thonë se këto janë vetëm fjalë, vetëm slogane, vetëm fraza boshe. Të gjithë pedantët, demagogët, cinikët, hipokritët, ngatërrestarët... do të përpiqen t’i zhvlerësojnë ato deri në skajin e talljes."

Në përfundim të fjalës së tij, Lleshaj u shpreh se rruga e Policisë së Shtetit do të duhet të mbartë vlera dhe virtyte si "yll polar", për t'u orientuar kurdoherë në mënyrë të ndershme dhe për t'u vendosur drejt anës së ligjit.

Ora 13:19
Cermonia, Sandër Lleshaj prezantohet si Ministër i Brendshëm, pritet me lule (FOTO)
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • fws: 27/11/2018 13:25

      nuk eshte pritur me lule o mashtrua, i ka vene tek memoriali

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

    EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë