POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Saranda “shtëpia” e jahteve, pas miliarderit rus edhe Emiri i Katarit zgjedh bregdetin jonian (Foto për të mos u humbur)

Qyteti bregdetar i Sarandës këtë verë mund të quhet pa ngurrim “shtëpia” e jahteve. Bregdeti jonian është vizituar nga disa jahte që prej nisjes së sezonit turistik, ku spikati pak ditë më parë jahti i supermiliarderit rus, Andrei Melinchenko. Ndërsa sot, ka zbarkuar jahti Katara, pronë e Emirit të Katarit.

Një jaht me vlerë rreth 300 mijë dollarë, me ambiente të brendshme luksoze dhe varka të ndara në çdo rast udhëtimi individual në bregdet. Lajmin e bën të ditur deputeti socialist Alket Hyseni, i cili shkruan se jahti do të kalojë edhe në Durrës.

Mbërrin në Portin e Sarandës yachti Katara, pronë e Emirit të Katarit. Sot Saranda mirëpret një mysafir të cmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri.”-shkruan Hyseni.
Shptarja.com sjell pamjet nga brendësia e jahtit. Bardhësi, detaje të kuruara që nga punimet e dorezave dhe deri tek karriget ku akomodohen “të ftuarit” që hyjnë në jaht.

 

f.g./b.ha.
Komento