Sarandë, dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet i riu (EMRI)

Sarandë, dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet i riu (EMRI)

Foto Ilustruese

SARANDË- Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. I arrestuari është Sajmir Abduli, 25 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Para dy ditëve,  25 vjeçari u  kap flagrancë duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur "Haliqe" Shalës. Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të A.Sh dhe B.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet