POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sarandë, tregtimi i midhjes në kushte skandaloze/ Tregtarët ambulantë shesin me bidona të hapur

Edhe pse temperaturat shënojnë mbi 35 gradë Celsius, midhjet në Sarandë shiten në enë të hapura pa asnjë kontroll nga autoritetet që kanë për detyrë për t’u marrë më këtë punë.

Janë dhjetra tregtarë të cilët shesin midhje në tregun e frutaperimeve. Ndërkohë që për shitjen e tyre duhet të ketë kushte frigoriferike dhe të jenë të shoqëruara me certifikatë shoqëruese, por nga një vëzhgim i bërë duket qartë që ato jo vetëm që nuk kanë asnjë dokument shoqërues, por tregtimi bëhet pa asnjë kusht higjienosanitar.

Sipas specialistëve të ushqimit nëse një midhje rri në temperatura jo optimale, mundësia e kontaminimit është shumë e shpejtë, e nëse ndodh kjo helmimi i konsumatorit është i pashmangshëm. Por një helmim nga midhje mund të çojë deri në paraliza të parikuperueshme. Në fillim të verës është bërë një aksion i AKU në bashkëpunim me polici bashkiake, por tani në pikun e temperaturave askush nuk e merr mundimin për të bërë një kontroll të tillë, e ata që po e vuajnë këtë problematikë janë qytetarët dhe turistët.

f.g./b.ha.
Komento