POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Së shpejti, Qualcomm do të ketë procesorët e përshtatshëm me kapacitet 5G

Foto ilustruese

Qualcomm është një nga emrat më të mëdhenj në terren dhe një ndër kompanitë që prodhojnë procesorët telefonik, ku janë gjithmonë duke u përpjekur që të na japin më shumë kualitet dhe fuqi dhe për këtë.

Bëhet e ditur se ata tani po punojnë për krijimin e çipave me kapacitet 5G duke përdorur teknologjinë e procesimit 7nm dhe ne mund t’i shohim ato gjatë gjysmës së parë të vitit 2019.

Mirëpo, Huawei ishte kompania e parë që njoftoi çipin 7nm me Kirin 980 dhe Qualcomm ka ndjekur hapin. Ky procesor i ri do të jetë në gjendje të punojë me modemin Snapdragon X50 5G dhe do t’i jepte pajisjes lidhje me pjesën tjetër të rrjetit.

E gjithë kjo do të thotë se telefonat do të kenë dy modema dhe do të vijnë brenda gjysmës së parë të vitit 2019, e cila do të përputhet me kohën kur lansohen shumë telefona të ri premium, duke përfshirë LG G8.

Testet e procesorëve kanë filluar tashmë dhe sipas burimeve, rezultatet janë premtuese për në vazhdim.

a.de.
Komento